Kreu i PD Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi: Votoni PD! Së bashku kundër keqadministrimit te qytetit!

Kreu i PD Rrogozhine, Ferdinand Saraçi i është drejtuar me një apel qytetarëve të Rrogozhinës për zgjedhjet e 14 majit. Ai u ben thirrje qytetarëve të votojnë PD, për të qenë së bashku në luftë kundër keqqverisjes së Rrogozhinës nga socialistët. Më poshtë statusi i tij në rrjetet sociale.

Te nderuar miq , votues ne bashkinë Rrogozhinë!
Ju bej thirrje qe te votoni numrin 9 per anëtar keshilli bashkiak . Nëse nuk doni qe te mbeteni te paperfaqesuar ne vendimet qe merr keshilli bashkiak atëherë votoni numrin 9 ,votoni Partinë Demokratike . Nuk mund ta dorezojme përsëri vetëm ne një dore bashkinë ,nuk është në dorën tonë se ç’bëjnë partitë ,ne kemi ne dore te rregullojme ambjentin tone ,zonen tone te banimit ,te paktën ne këshillin bashkiak te kete opozite . Ne se bashku e kemi treguar qe e ngremë zërin për çdo problem duke filluar që nga protestat e njëpasnjëshme kundër landfillit te plehrave qe ishte planifikuar të ishte në territorin e bashkisë Rrogozhinë,kemi ngritur zërin për mungesën e kanalizimeve dhe për çdo shqetësim tjetër që prek fermerin në bashkinë tonë, për çdo rrugë të lënë në harresë, për abuzimet me tenderat e ujësjellësit ,për mungesë të energjisë elektrike e shumë e shumë të tjera . Për të vazhduar akoma të kërkojmë të drejtën që na takon na duhet të kemi përfaqësi në këshillin bashkiak dhe për këtë votoni numrin 9.

Artikulli paraprak“Pa rini nuk ka Shqipëri!”, entuziazmi i të rinjve të Tiranës në mbështetje të Roland Bejkos
Artikulli tjetërBejko takon ish- Ministrin e Jashtëm, Alfred Serreqi: Së bashku në mbështetje të drejtimit euro-atlantik të Partisë Demokratike.