Kosova drejt mbylljes së kufijve për të mos lejuar prekjen nga virusi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha sot se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka rekomanduar mbylljen e kufijve si masë parandaluese për coronavirusin.

Vitia tha se deri më tani nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me coronavirus.

Ai bëri të ditur se sot janë 15 raste të dyshimta me coronavirus, rezultatet e të cilëve do të dalin rreth orës 14:00.

“Para gjysmë ore ka marr raportin e ri i cili tashmë përgatitet disa herë në ditë dhe nga data 02 shkurt deri më 13.03 në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në IKSHP janë testuar gjithsej 93 mostra të dyshimta me virusin COVID 19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative. IKShP-ja gjatë ditës së sotme ka marrë informata nga Klinika Infektive edhe për 15 raste të dyshimta për COVID 19. Pacientët pasi u kontrolluan nga ekipi i infektologëve dhe iu morën mostrat dhe tani po presim që në orët e pasdites diku rreth orës 14:00 të dalin rezultatet për të cilën do të njoftoheni edhe ju, edhe qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, IKShP-ja thekson se akoma nuk ka vend për panik, por që ka kërkuar kujdes të shtuar.

Po ashtu me rekomandim të IKShP-së, u kërkua mbyllja e të gjithë kufijve me vendet fqinjë.

“Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike me COVID 19 ditëve të fundit, vlerësimin e OBSh-së që konsideron se situata epidemiologjike është me risk shumë të lartë në tërë botën, si dhe shpalljen e pandemisë nga ana e OBSh-së, propozon mbylljen e kufijve nga shtetet fqinje. IKShP-ja dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse të MSh-së bazuar në pikën e dy masave të qeverisë të datës 11 mars e cila thotë: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore për në vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër japin rekomandim për ministrin e Shëndetësisë që të ndërmerren masa konkrete në këtë drejtim”, tha ai.

Më pas me rekomandim të kryeministrit Kurti, mbledhja vazhdoi punimet me dyer të mbyllura.

 

Artikulli paraprakShpërthen revolta ndaj Vodafone pas zërit të Ramës në telefonata!
Artikulli tjetërKoronavirusi/ 11 mjekë në Kosovë futen në karantinë, kontrolluan 80-vjeçarin e kthyer nga Italia