Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhëniet diplomatike

Kosova dhe Izreli kanë vendosur sot zyrtarisht marrëhëniet diplomatike. Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.

Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020.

“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, ishte shprehur ministrja Haradinaj.

Artikulli paraprakReagon PD, Bardhi: Përgjigja e Ramës ndaj SHBA për kriminelët, e turpshme
Artikulli tjetërRama paralajmëron SHBA për mbushjen e listave të deputetëve me kriminelë