Korrupsioni 180 milionë, KLSH padit zyrtarët e ALUIZNI-t Lezhë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallzuar në Prokurori 4 ish-juristë, 2 ish-arkivistë dhe 2 hartografë të zyrës së ALUIZNI-t në Lezhë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh si dhe kanë tjetërsuar 53 hektarë tokë shtetërore, duke ia kaluar në pronësi personave të ndryshëm.
Sipas auditit të kryer nga KLSH, këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë kanë shmangur detyrimet financiare në regjistrimin e pallateve, duke sjellë dëmin prej 180 milionë lekësh. Gjithashtu, kanë regjistruar prona në zonën e Ishull Lezhë, të cilat kanë qenë këneta, kanale, ranishte me sipërfaqe 53 hektarë, duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privatë nga forma “shtet”.
Me vendim gjykate në Malin e Renxit, janë regjistruar rrugë, shkëmb dhe rezervuar me sipërfaqe 295 ha në emër të disa personave. Në 74 raste ka mbivendosje, duke mos zbatuar asnjë ligj, por janë lejuar të kryhen transaksione, duke krijuar edhe konflikte mes banorëve. Gjithashtu janë regjistruar objekte të legalizuara pa u kryer pagesat sipas ligjit.
Në raportin e KLSH thuhet se, nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik, që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privatë në mënyrë të paligjshme.
Janë paditur për shpërdorim detyre: E.K, me detyrë ish-arkivist, E.L me detyrë ish-arkivist, F.Z, me detyrë specialist jurist, E.J me detyrë jurist, E.Z me detyr? hartograf, K.M ish-juriste, B. RR ish-juriste dhe N.N me detyr? hartograf.
Sipas këtij institucioni janë bërë regjistrime të pallateve me shmangie pagesa detyrimesh financiare, janë regjistruar prona në zonën e Ishull Lezhë, të cilat kane qenë këneta, kanale, ranishte me sipërfaqe 537926 m2(53.79 ha), duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privatë nga forma “shtet”.
Regjistruar vendime gjykate në Malin e Renxit, duke regjistruar rrugë, shkëmb dhe rezervuar me sipërfaqe 295 ha, si dhe në 74 raste mbivendosje, nuk janë zbatuar rregullat e caktuara, por janë lejuar të kryejnë transaksione e krijuar konflike sociale. Gjithashtu janë regjistruar objekte të legalizuara pa u kryer pagesat sipas ligjit, etj.
Nuk është administruar dokumentacioni dhe në arkivin e institucionit nuk gjenden 1045 praktika (referenca pronash), si dhe nuk është nxjerrë përgjegjësia ndaj personave përgjegjës, apo ndjekur ky problem në organet kompetente.
ZVRPP Lezhë nuk ka marrë masat e nevojshme për ndjekjen e problemit në rrugë administrative e ligjore deri në kallzim penal, për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj personave përgjegjës, për mungesën e 1045 praktikave dokumentare (referenca), pasi nuk janë zbatuar kërkesat ligjore të marrjes dhe dorëzimit të detyrës nga punonjësit e arkivës, në kundërshtim me Ligjin Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, Rregulloren Nr. 184, datë 8.4.1999 “Për Punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” me ndryshime dhe Rregulloren e ZQRPP Nr. 2079, datë 11.06.2007.
Në 5 raste, sipas dokumentacionit në ZK Nr. 2568, fshati Mali i Rrencit Lezhë, në emër të trashëgimtarëve të familjes I, rezultoi se sipas Vendimit Nr. 55, datë 28.02.2002 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit Pronave Qarku Lezhë, është njohur sipërfaqja 395 ha dhe kthyer 100 ha.
Në 24 raste me sipërfaqe 332097 m2(33,2 ha) në zonën e Ishull Shëngjin, kanë regjistruar pasuri të llojit “Tokë Bujqësore”, që nuk figuron si e tillë në regjistrat përkatës deri 1.08.1991, për rrjedhojë ZVRPP Lezhë nuk duhet të regjistronte pasuri të llojit “arë”, duke e tjetërsuar nga pronësia “shtet” tek poseduesi i AMTP-së, pasi këto sipërfaqe në parcelat përkatëse rezultojnë të jenë të llojit pyll, kënetë apo ranishte.
Në 9 raste janë konstatuar regjistrime në regjistrat e hipotekës të lejeve të ndërtimit, për të cilat nuk janë regjistruar sipërfaqet e përbashkëta, duke shmangur pagesat e detyrueshme në vlerën 12,295 mijë lekë dëm ekonomik.

Artikulli paraprakTjetër viktimë për drogën, gjendet kufoma në brigjet e Sazanit
Artikulli tjetërItalia: Në një muaj bllokuam 10.3 ton drogë nga Shqipëria