Kori i Korbave që ushqehet vetëm me kërma!

NGA SIDI HASANAJ

Humbja e procesit gjyqësor për Vulën e PD në shkallën e Apelit, nga ana e Lulzim Bashës, ka sjellë një valë klithmash gëzimi nga korbat e oborrit të kundërshtarëve të Bashës.

Këta korbë njerëzore po japin një egzibicion të karaketerit oportunist (në kuptimin më të lig) të tyre, po tregojnë çfarë parazitësh grabitqarë e kanë grryer PD-në ndër vite.

Humbja e L.Bashës dhe njerëzve të tij, ka sjell lumturi në zemrat e zeza të korbave që kanë parazitur ndër vite në PD, sepse këta lloj personash janë njerëz të dështur në jetë që të vetmin burim lumturie kanë “dështimin e kundërshtarit”… duke treguar se sa të mjerë janë.

Janë Korba të mjerë, sepse janë të mjerë në jetën e tyre private, të dështuar në krijimin e një familjeje si strehëz dashurie, të dështuar në punët e tyre… pa një karrierë, pa një punë, pa një rrugëtim në karrierë. Thjeshtë kanë vegjetuar duke u servilosur nga një padron politik te tjetri… si korba që ushqehen vdtëm me kërrma dhe kalbësira, pasi vetë nuk fitojnë dot asnjë betejë.
Nuk flas në teori, por i kam analizuar të gjithë ata që kanë pasqyruar kënaqësi për humbjen e Bashës, i njoh të gjithë. Më bëri përshtypje emëruesi i tyre i përbashkët, i njëjti identikit:

Pa familje të krijuar, pa asnjë ditë pune përtej militantizmit (qoftë në Parti, qoftë në media si shërbëtorë partiak), të dështuar në çdo aksion politikë, por mbi të gjitha:
Njerëz që dikur predikonin moralin dhe sakrificën në politikë, e më pas vështirësitë e këtyre citateve, i thyhen e i kërrusën në lëpirës të këpucëve të padronëve të tyre politik.

Po përse, ky kor Korbash, klith nën tingujt e vrazhdë të histerizmit, humbjen e Bashës?

Sepse ata kanë pasur smirë dhe zili për Bashën dhe ekipin e tij. “Smira jonë zgjat gjithmonë më shumë se lumturia e atyre që kemi zili” thotë François de La Rochefoucauld.

Nuk ja falin dot Lulzim Bashës dhe njerëzve të shkëlqyer që janë në formacionin e tij, që nuk u thyhen në karakter, që nuk pranuan kurrë pazarin dhe kompromisin me të keqen…

Është smirë që buron nga zilia për virtytet e tyre!
“Përse unë u theva nga Berisha që e kam sulmuar aq shumë, dhe shkova ju përula si skllav i tij, ndërsa Basha dhe njerëzit që i rrinë në krah u treguan më burrërra se mua?!”

Nuk e përtypin dot këtë!

Janë tepër të ndërgjegjshëm të mençurisë, ekspertizës profesionale, të aftësive dhe personaliteteve burrërore që ka ekipi i ish PD zyrtare.

E dinë që janë tepër inferiorë ndaj tyre, janë mjaft të vetëdijshëm për potencialin tonë, edhe ndaj sulmojnë dhe gëzojnë për humbjen e vulës së PD nga ne.

Vemje që pasqyrojnë negativitetin dhe mangësitë personale që shpesh i shtyjnë njerëzit të gjejnë gëzim në fatkeqësitë e të tjerëve.

Poor, për ta kemi një lajm të keq:

Ne nuk ndalemi, përkundrazi sa na motivuat edhe më shumë, me ligësinë tuaj.

Do punojmë 1000herë më shumë me demokratët dhe njerëzit e ndershëm të këtij vendi në terren, do shpalosim 1000herë më profesionalisht programin tonë ekonomik që është programi i parë në 33 vite i cili mund të konsiderohet si korniza dhe themeli i një shteti modern të djathtë që sjell prosperitet për vendin.

Ju ndërkohë mblidhni gjithë llumin tuaj, dhe vazhdoni me këngë e valle te rrugica e të përbuzurit nga SHBA, Britania, Gjermania dhe 1milionë Shqipëtarë si hajdut dhe i paaftë!

Por në 2025 në zgjedhje, do na keni përballë, poli juaj i të keqes dhe të vjetrës do ketë përballë polin e dritës dhe shpresës, polin e të djathtës euro-atlantike, polin që kërkon dhe dp marrë vota karakteri… jo vota korbash!

Artikulli paraprak“Ethet” në “Euro 2024”, pagesa fikse e bonuse, ja sa priten të jenë përftimet e Kombëtares Shqiptare
Artikulli tjetërSekuestrohen armë e municione në veri të Kosovës, policia publikon fotot: Personat e dyshuar, pjesë e grupit terrorist të Banjskës