Kontratat e lobimit të LSI-së në SHBA, zbulohet pse ish-këshilltari i Ilir Metës u paraqit në SPAK

Ish-këshilltari i Ilir Metës, e po ashtu ish-deputeti i LSI, Ralf Gjoni, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se Ralf Gjoni, është thirrur në SPAK lidhur me lobimin që ka bërë kjo forcë politike në SHBA gjatë kohës që ka qenë në qeverisje së bashku me Partinë Socialiste.

Gjoni është parë të futet në SPAK i vetëm, pa prani të avokatit të tij.

Në vitin 2016 në media u publikuan dokumente sipas të cilave LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS.

Pagesat përfshijnë tarifën mujore fikse prej 30,000 USD për kompaninë amerikane si dhe rimbursim të shpenzimeve, që kjo e fundit ka bërë gjatë përfaqësimit të interesave të liderëve të LSI-së pranë kongresit të SHBA-ve dhe administratës amerikane.

Artikulli paraprakIsh-deputeti Ralf Gjoni paraqitet në SPAK
Artikulli tjetërZyrtare/ BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën: Të zbatojë marrëveshjen e Ohrit