Kontrabandë dhe ryshfete në Kakavijë, si gjykata liroi me garanci pasurore 2 doganierët dhe 6 shoferët!

Gjatë seancës së ditës së djeshme, u mor vendimi për lirimin e dy doganierëve Ardit Abrija dhe Eliod Shurdhaj, si edhe shoferët Rigent Ismaili, Arjan Mustafaj, Thanas Malaj, Valter Dosti dhe Fatjon Osman, me kushtin që të paguajnë garancinë pasurore si dhe të mos dalin jashtë vendit.

Vendimet e marra nga Gjykata:

Ardit Abrija, përgjegjës i doganës së Kakavijës, duhet të paguajë 1 milionë lekë garanci pasurore

Eliod Shurdhaj, doganier i kontrollit fizik, duhet të paguajë 700 mijë lekë garanci pasurore

Ndërsa shoferët duhet që secili të paguajnë shumën prej 500 mijë lekësh në këmbim të lirimit

Ndërkohë personat e tjerë të përfshirë në kontrabandën e mallrave, doganieri i parkimit, Arben Marvataj, si dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj Fatjon Osmani, të cilët u shpallën në kërkim në 24 dhjetor ende nuk janë arrestuar.

Artikulli paraprakPamje dramatike! Civilët e dëshpëruar në Gaza ngjiten mbi kamionë dhe rrethojnë autokolonën e ndihmës për ushqim
Artikulli tjetërNga prodhues në konsumatorë! Ekspertët: Si po e cënon dyndja drejt Tiranës garantimin e furnizimit me ushqime