Kongresi i Manastirit dhe Mid’hat Frashëri

Nga Uran Butka

Në fillimet e shekullit 20-të Mid’hat Frashëri bëhet formulues, zëdhënës dhe misionar i shqiptarizmit, që kish lindur si lëvizje ideore dhe shpirtërore në kohën e Rilindjes. “Shqiptarizma filloi të bëhej një farë feje, një besim, jo individual, por një fe e përbashkët, një fe e vetme, ose më më mirë akoma feja vetë: njerëz që s’e kishin parë kurrë shoku- shokun, gjenin një lithkë dhe një vëllazërim në besimin e ri, zbulonin se ishin vëllezër…”- shkruan M. Frashëri.[1] Që kjo lëvizje të lëshonte rrënjë, të ngjizej e të bëhej dominante, duhej kohë, duheshin përpjekje të mëdha të të gjithë shqiptarëve. Mid’hati iu përvesh kësaj pune madhore, sidomos kur u krijuan kushtet legale me shpalljen e Konstitucionit të korrikut 1908.

“Regjimi që u proklamua me aq bujë në korrik të motit 1908, shkruan M.Frashëri, e pruri çështjën shqiptare në një shkallë më akute, e bëri më të gjallë problemin e kombit tonë: a duhej një luftë e çelur kundër dominatorit të huaj, një shkëputje e krejtë, pa të dalë ku të dalë, apo duhej një përpjekje e brendshme për një fuqi intrenseke për koherencën e molekulave që i quajmë individë? Pyetja qe e tmerrshme. Alternativa e parë kishte tërheqjen e aventurës, e një luftimi të rreptë ashtu siç ka dashur kurdoherë arbëreshi. Alternativa e dytë ishte mbase më pjellore, por edhe më e rëndë; pemët e saj do të ishin më të të durueshme, por edhe lypte një paqe-bese provizore. E para lypte zhurmë dhe bujë, e dyta donte kohë, vullnet, organizim, disiplinë, edukatë kombëtare, një patriotizmë inteligjente, një politikë të matur me fuqi mbi veten tonë”[2]– shkruante Lumo Skendo më 1908.

Mid’hati zgjodhi udhën e dytë. Atë të formimit kulturor dhe ndërgjegjsimit kombëtar, atë të indipendencës mendore dhe morale, nëpërmjet shtigjeve që mundësonte ajo kohë: a) Çelja e klubeve kulturorë b) Çelja e shkollave shqipe në tërë hapësirën shqiptare c) njësimi i alfabetit dhe i një gjuhe të shkruar të përbashkët, shtypja e librave, gazetave etj. në gjuhën shqipe dhe përhapja e tyre tek çdo shqiptar, pra mbijetesën nëpërmjet kulturës.

Më 14 korrik 1908, në numrin e parë të gazetës “Liria” M. Frashëri u drejtohet gjithë shqiptarëve me kërkesa të tilla. “Ta përdorim mirë këtë liri”- këshillon ai . Frashëri është kundër lirisë primitive apo të lirisë së gënjeshtërt. “S’jemi mëmëdhetarë të gënjeshtërt që të themi se shqiptari duhet të rrojë edhe paskëtaj kështu, me atë liri të egër e të rrezikshme. S’është lumturija me të rrojtur si dhitë në majë të malit, s’është rrojtje ajo gjithënjë në frikë e në zihje, gjithënjë me pushkë në dorë dhe me vdekje ndër dhëmbë…Liria është një mjet, është një derë nga e cila hyjmë në fushë të gjerë të përparimit e të qytëtërimit”[3]

Nuk është e rastit që Mid’hat Frashëri e nisi botimin e gazetës “Lirija” më 14 korrik, ditën e përvjetorit të sulmit mbi Bastijë, pra, të Revolucionit borgjez Francez të vitit 1789, që përmbysi autokracinë feudale dhe hapi epokën e lirisë. “ Shekulli i nëntëmbëdhjetë, me tronditjen e Revolucionit të Francës, pa zgjimin dhe rritjen e idesë së solidaritetit ndërmjet individëve të një race, të një gjuhe, të një kombi”- shkruan ai. Mid’hati ishte kundër despotëve dhe kundër qevesisjeve despotike, ishte kampioni i lirisë dhe i përparimit. Nuk është e rastit që ai e nisi botimin e gazetës së tij politiko-kulturore në prag të revolucionit xhonturk dhe e pagëzoi me emrin “Lirija”. e cila i solli shërbime të mëdha lëvizjes kombëtare dhe kulturës shqiptare.

Nëpërmes faqeve të gazetës thjeshtë shqiptarë “Lirija”, L.Skëndo bëhet flamurtar dhe zëdhënës i lirisë dhe i të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve. Ç’është lirija? – pyet ai. Dhe është një nga të parët filozofë shqiptarë që e përkufizon kështu thelbin e lirisë qysh në fillim të shekullit të kaluar: “ Lirija është që të mos të të trazojë njëri ty dhe ti të mos trazosh të tjerët.” Ç’është robërija? – pyet ai. – Është kur s’ke siguri shpirti, kur s’të lënë të rrosh, kur s’të lënë të fitosh, kur s’të lënë të mësosh dhe të hapësh mendjen, kur s’të lënë të flasësh, kur s’të lënë të lexosh e shkruash shqip, kur të ndalojnë shkollat, kur s’ke ku të ankohesh e të mbrohesh, kur s’ka as ligj e as gjykatë, kur je nën mëshirën e pushtetarëve…Lirija është një mjet, është një derë, nga e cila hyjmë në fushë të gjerë të përparimit e të qytetërimit..

Mid’hati u zgjodh atë kohë, (korrik 1908) kryetar i shoqërisë së shqiptarëve të Selanikut, shoqëri e cila hapi një klub dhe një shkollë shqipe. Klube dhe shkolla shqipe u çelën në Elbasan, Vlorë, Filat, Manastir, Shkup, Kolonjë, Korçë , Gjirokastër etj. “Motet 1908-1909 ishin për ne një periodë formimi. .. Dy vjet ishin mjaft për të prurë një zgjim në zemrat e punët dhe për të kanalizuar qëllimet” [4] – shkruan M. Frashëri.

Zhvillimi i shpejtë i lëvizjes kombëtare dhe kulturore, shtroi nevojën e ngutshme për njësimin e alfabetit, të një gjuhe letrare të përbashkët dhe qendërsimin e gjithë veprimtarive arsimore e kulturore. Në nëntor të vitit 1908 u mblodh me nismën e klubit kulturor “Bashkimi” Kongresi Kombëtar i Manastirit, ku morën pjesë 50 delegatë, nga të cilët 32 me të drejtë vote, përfaqsues të shquar nga klube e shoqëri të ndryshme patriotike e kulturore, brenda e jashtë vendit. Kryesia e kongresit u zgjodh me votim të fsheftë. Kryetar u zgjodh Mid’hat Frashëri, atëhere 28 vjeç. Madje në mungesë. Nuk kishte mbritur ende në Manastir. E pritën në stacionin hekurudhor dhe atje e uruan. Nënkryetar Gjergj Qirjazi, i mbiquajtur Manastiri., një nga figurat më aktive të kongresit.

Tubimi historik i Manastirit nuk ishte thjesht një kongres për alfabetin e gjuhës sone, por një kuvend kombëtar për çështjet më të rëndësishme të kombit. Ishte mbledhja e parë kombëtare pas Lidhjes së Prizrenit. Në seancat e hapura që shpesh merrnin karakterin e manifestimeve të zjarrta patriotike dhe në mbledhjet e veçuara apo të fshehta, u përpunua platforma e lëvizjes sonë kombëtare dhe u formuluan kërkesat politike, ekonomike dhe kulturore, natyrisht të karakterit autonomist që shtonte koha. Në to kërkohej që të njiheshin zyrtarisht nga qeveria turke kombësia shqiptare, madje kjo të shënohej nëpër letërnjoftimet e gjithë shqiptarëve; të njihej përdorimi i gjuhës shqipe; të hapeshin shkolla shqipe në të katër vilajetet dhe shkollat shtetërore turke apo fetare të ktheheshin në shkolla shqipe. Parashikohej edhe ngritja e një universiteti, një muzeu arkeologjik etj. Shtroheshin, gjithashtu kërkesa për më shumë të drejta e kompetenca administrative për shqiptarët si edhe kërkesa me karakter ekonomik, që shkonin gjer në projekte ambicioze si ngritjen e ekonomive bujqësore model, tharrje kënetash, ndërtim hekurudhash, shfrytëzim i pasurive minerale e të tjera.

Por, një nga çështet kryesore te Kongresit të Manastirit, ishte njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe. Edhe konceptimi, edhe diskutimi, edhe trajtimi i kësaj çështjeje nevralgjike, u panë jo si një problem thjesht gjuhësor, por si një nevojë e kahershme kombëtare që kërkonte doemos zgjidhje.“T’i japim një mbarim kësaj të madheje nevojë për bashkim të të gjithë shqiptarëve me një ABE”. Kjo ishte edhe diviza e kuvendit.

Përcaktimi i një alfabeti më ngushtësisht latin dhe më i përshtatshëm për botimet në gjuhën shqipe, i një abeceje për të gjithë shqiptarët, ishte rezultat i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm rilindës që nga Dhimitër Kamarda, Pashko Vasa, Faik Konica etj dhe që përfundoi me alfabetin e Manastirit.

Padyshim, të gjithë delegatët e në mënyrë të dukshme figurat e spikatura te çështjes sone kombëtare e të kulturës shqiptare si Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Bajo Topulli,Sotir Peci, Hilë Mosi, Nikollë Kacorri, Mati Logoreci, Simon Shuteriqi, Thoma Avrami, Fehmi Zavalani, Grigor Cilka, Mihal Grameno, Dhimitër Buda, Sami Pojani, Hafëz Ibrahimi, Selahedin Prizreni, Refik Toptani etj.dhanë ndihmesën e tyre të shquar në formulimin e kërkesave kombëtare dhe njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, por, veçan, theksojmë kontributin e Mid’hat Frashërit, jo vetëm si kryetar i Kongresit, si ligjëruesi dhe formuluesi kryesor i problemeve kombëtare, por edhe si anëtar efektiv i Komisisë së ABE-së, kontribut që është mohuar apo denigruar nga historiografia komuniste për motive politike. Vetëm fakti që Midhat Frashëri ishte kryetar i Kongresit të Manastirit, Gjergj Fishta kryetar i Komisionit të alfabetit, bëri që në të gjitha botimet në Shqipëri për Kongresin e Manastirit të të ishin të cunguara, të deformuara dhe të censuruara. Madje emri i Mid’hatit si kryetar i kongresit, as që zihet fare në gojë.

Kongresi vendosi që në të ardhmen të kishte një alfabet të vetëm për të gjithë shqiptarët, ndërkohë që përkohësisht do të përdoreshin të dy alfabetet, ai i Stambollit dhe ai me shkronja tërësisht latine, siç e kemi sot. Me përpjekjen e delegatëve e në mënyrë të veçantë me këmbënguljen e Ndre Mjedës, u arrit konsensusi historik. Në precesverbalin e Kongresit lexojmë: “Të nesërmen nadje, para se të fillonim mbledhjet e komisionit, Dom Ndreu vajti te Mid’hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy alfabete. Zotnija, mbas nji diskutimi të shkurtër, mbeti i kënaqun dhe i tha që t’ia paraqitë ai vetë komisionit…”12)

Mjeda ia paraqiti të dy alternativat , ndërkohë që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë ku ishte shkruar abece-ja. Fishta shkoqiti se abc-ja e stambollit është e mirë e mbi baza latine, por ka vështirësi në të shtypurit e librave shqip, ndaj duhej një abc thjesht latine. Më në fund u vendos që të përdoreshin për dy vjet të dy alfabetet e zgjedhur dhe do të mbetej ai që do t’i rezistonte kohës.

Sipas procesverbalit që ruhet në Arkivin e Shtetit Shqiptar, “në fund duel kryesonjësi, z.Mid’hat Frashëri, i cili diftoj , se mbas kaq të mbledhunave qi pat pleqësia, çështja e abe-tit muer funt në nji mënyrë qi do të mbesin jo veç të gjithë të kënaqun e për kët shkak u zgjodhën dy abe-të e të dy do të përdoren prej shqyptarëvet; njeni asht i Stambollit e tjetri nji abet thjesht latin, por qi i bazohet atij të Stambollit”[5]

Albanologu i madh dr. Holger Pedersen e përshëndet këtë zgjidhje: “Këtej e tutje do të jenë dy alfabete paralele dhe kjo ndryshon fort pakë nga një alfabet i vetëm. Ky është një përparim shumë i madh , për të cilin duhet uruar populli shqiptar”[6]

Në analizën “Ç’fituam nga Kongresi i Manastirit”[7] Mid’hat Frashëri konkludon:

1.U fitua bindja se shqiptarët kanë arritur një shkallë të tillë ndërgjegjsimi kombëtar që të mblidhen , të mendohen dhe të vendosin për çështje me aq rëndësi.

2. U arrit qëllimi i Kongresit për njësimin e abc-ve. “Tani, pra, themi se abc-ja u njësua, tani do të mbledhim gjithë fuqinë për të shkruar dhe për të përhapur gjuhën, pa humbur kohë në zihje e në grinda të abc-së. Tani gjithë dëshira jonë do të jetë për të sjellë në dritë vepra të nevojshme, vepra për të përhapur mësimin dhe për të lulëzuar gjuhën, libra shkollore, diturake dhe literare”

3 Njësimi i abc-ve është pemë e parë e kongresit. Po ka edhe një pemë tjatrë që është akoma më e madhe e më e bukur dhe kjo është bashkimi i shqiptarëve. “ Ish, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje ku pamë shqiptarë të ardhur nga veriu e nga jugu, nga lindja e nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë e toskë, të krishterë e muslimanë, hoxhë dhe priftër. Qoftë ky themël i një bashkimi të përjetshëm të shqiptarëve”-nënvizon Mid’hat Frashëri.

4. Mbledhja e Manastirit i tregoi botës qënien dhe ekzistencën e një kombi shqiptar. “Ky kongres, shkruan Mid’hat Frashëri, kjo shenjë e parë që dhamë në qytetari, na e shtoi nderë para syve tanë dhe përpara botës , që kujtonte se s’jemi të zotë për asnjë vepër qytetarie…Këtë hap të parë për të njësuar alfabetin duhet ta pasojmë me akte të tjerë qytetarie, për t’u bërë vërtet një populli kulturuar dhe një komb i civilizuar…

Mid’hat Frashëri, në atë kohë, shpresën e ekzistencës, të shpëtimitdhe të mbrothësimit të Shqipërisë e të kombit shikon tek qytetaria, që vjen nga dituria, puna dhe kamja.. “Po e shohim se tani fuqi e njeriut s’është më vetëm te fuqia e grushtit, si në kohë të shkuara, po te qytetaria.. Armët e sotme s’janë sëpata dhe kopaçeja, po qytetaria, puna, dituritë, begatija” [8]

Themelin e diturisë, të qytetarisë dhe të kombësisë , sipas Mid’hat frashërit e përbën gjuha shqipe. “Lufta për gjuhën, është një formë tjetër e luftës për të rrojtur”[9]

Qysh në fillim të shekullit, Mid’hati shtron problemin e gjuhes letrare të përbashkët. “A do të kemi një të vetme gjuhë letrare shqipe?”-pyet ai dhe i jep vetë përgjigje: “S’mund të mohohet ndryshimi i madh ndërmjet dy dialekteve, pa numëruar nëndialektet. Për një komb të vogël dhe të dobët si yni, kjo ndarje dhe çarje është një vështirësi e madhe , një rrezik i vërtetë që s’mund të kemi një të vetme gjuhë letrare , e cila nxirret dhe përdoret prej tërë kombit tonë, se të gjithë kombet e qytetëruar një të vetme gjuhë literare kanë” [10]

Gjuha e përbashkët letrare arrihet nëpërmjet librit dhe rrënjoset nëpermjet shkollës, mendon Mid’hat Farashëri. Prandaj ai më 14 mars 1909 nënshkruan thirrjen e Klubit të Selanikut drejtuar gjithë klubeve dhe shoqërive shqiptare për mbledhjen e Kongresit kulturor të Elbasanit dhe përcakton punët që do të sillen përpara kongresit: Themelimi i shkollave shqip; themelimi i një shkolle normale për mësues; përcaktimi i një qendre për të rregulluar veprimtarinë e shkollave (Korça) dhe të një qendre për të udhëhequr veprimtarinë e klubeve {Klubi i Manastirit). Këto projekte të Mid’hat Frasherit u bënë më pas vendime të Kongresit të Elbasanit (2 shtator 1909)

Midhat Frashëri kishte ideuar qysh në Kongresin e Manastirit që të mbahej pas dy vjetësh në Janinë një kongres tjetër i gjuhës shqipe. “Ishte vendosur , shkruan M.Frashëri në ditarin e tij voluminoz,- që të mbahet këtu në Janinë një kongres tjetër, m’i madh dhe m’i përgatitur nga vëllezërit e tij të Manastirit dhe të Elbasanit. Këtu ishte vendosur që të rihesh çështja e shkollave shqipe, t’i jepesh një frut dhe një mbarim praktik kësaj pune; bashkë me këtë do të kuvendoheshin dhe një tok çështjesh të shkrimit shqip, të ortografisë, të bashkimit të dialekteve, për të hedhur themelin e një mënyre shkrimi sa të mundej njëformëshe”[11]

Gjithë përpjekja e tij në këtë kohë u bë: mësimi e dituria nëpërmjet gjuhës shqipe për ringjalljen shpirtërore dhe puna e paprerë për ringjalljen ekonomike në Shqipëri. “Dyfekët, thikat dhe jataganët thyejini! Ato armë tani bëjini pluar, bëjini çekanë, se tani do rrojtur me djersë të balit si njerës që na ka bërë Zoti.”- shkruante ai në gazetën “Lirija”, korrik 1908.

Por Kongresi i Manastirit nuk ishte thjesht një tubim gjuhësor, por një kuvend kombëtar. Aty u diskutua dhe u miratua një program i gjerë kombëtar prej 18 pikash, për veprimtari politike, arsimore dhe kulturore, siç ishin vendimmarrjet për njohjen zyrtare të kombësisë e të gjuhës shqipë, hapjen e shkollave dhe e klubeve shqiptare në të gjithë vendin, nxjerrjen e gazetave të reja e botimin e librave shqip për shkollat, drejtimin dhe zhvillimin unik të arsimit etj

“Mbledhja e Manastirit, sikundër na rrëfeu neve fuqinë tonë, ashtu edhe botës i tregoi qënien dhe rrojtjen e një kombi shqiptar…Ky kongres, kjo shënj’e parë që dhamë për qytetari, na shtoi nder përpara syvet tanë dhe përpara syvet të botës Le të tregohemi, pra, gjithnjë të zotë që ta mbajmë dhe ta shtojmë këtë nder.” – thotë Mid’hat Frashëri. 13)

Më 1909 mori pjesë si përfaqsues i shoqërive e klubeve kulturore shqiptare të Janinës dhe të Selanikut në Kongresin Kulturor Kombëtar të Elbasanit, kongres për shkollat shqipe, i thirrur me nismën e Mid’hat Frashërit, kryetar i Klubit të Selanikut Ai u dërgoi paraprakisht gjithë klubeve dhe shoqërive shqiptare axhendën e bisedimeve ( punët që do të sillen përpara kongresit kombëtar, siç shprehet Mid’hati) dhe që ishin këto:

Themelim i shkollave shqip, numri dhe vendi i tyre.

Themelimi i një shkolle për mësonjës ( shkollë normale)

Si do të mbahen shkollat? Ku do të gjenden të hollat? Sa do të ndijmojnë Klubet?

Programi mësimor i shkollave dhe me sa rreshta ( nivele) do të jenë shkollat?

Bydçe e shkollave dhe të zgjedhurit e mësonjësve

Të zgjedhurit e një kqyrëtari (myfetish ) për të gjithë shkollat.

Të bërit e një qendre për të rregulluar dhe këqyrur punët e shkollavet.

Ç’rrugë do të zihet për të bërë shkolla shqip nga ana e qeverisë dhe për të kthyer shkollat që janë në greqisht.

Lidhja e klubeve me njëri-jatrin dhe zgjedhja e një programi kombëtar të përgjithshëm.

Hartimi i këtij programi arsimor, miratimi i këtij programi në Kongresin e Elbasanit dhe vënia në zbatim e tij, përbëjnë pa dyshim merita të mëdha të Mid’hat Frashërit, të gazetës “Lirija” që i propagandoi e përhapi dhe të Klubit shqiptar të Selanikut, që ai drejtonte. Në atë kongres historik të arsimit shqiptar u vendos themelimi i një shkolle normale në Elbasan, krijimi i Shoqërisë Shkollore “ Përparimi” në Korçë që do të çelte kudo shkolla shqipe dhe to t’i këqyrte ato, si edhe hapja e klubeve kulturore në tërë Shqipërinë drejtuar nga një klub qendror në Manastir, që do të drejtonte gjithë veprimtaritë kombëtare e kulturore.

Pikërisht në këtë kohë doli panfleti i A.Z.Çajupit “Klubi i Selanikut” , botuar në gazetën “Rrufeja” që botohej në Misir. L.Skëndo i përgjigjet me shumë qetësi e kulturë akuzave të Çajupit:

“ Thotë se në klub tonë s’flitNë fillimet e shekullit 20-të Mid’hat Frashëri bëhet formulues, zëdhënës dhe misionar i shqiptarizmit, që kish lindur si lëvizje ideore dhe shpirtërore në kohën e Rilindjes. “Shqiptarizma filloi të bëhej një farë feje, një besim, jo individual, por një fe e përbashkët, një fe e vetme, ose më më mirë akoma feja vetë: njerëz që s’e kishin parë kurrë shoku- shokun, gjenin një lithkë dhe një vëllazërim në besimin e ri, zbulonin se ishin vëllezër…”- shkruan M. Frashëri.[1] Që kjo lëvizje të lëshonte rrënjë, të ngjizej e të bëhej dominante, duhej kohë, duheshin përpjekje të mëdha të të gjithë shqiptarëve. Mid’hati iu përvesh kësaj pune madhore, sidomos kur u krijuan kushtet legale me shpalljen e Konstitucionit të korrikut 1908.

“ Thotë se në klub tonë s’flitet shqip. Jemi më tepër se 200 shokë, prej të cilëve më të shumët, veç shqipes s’dinë gjuhë tjatër. Po kemi dhe shumë të tjerë që dinë shtatë a tetë gjuhë dhe për këtë jemi fort të gëzuar. Thotë se s’kemi as libra, as gazeta shqip. Nga të shtatë gazetat shqip, që të gjitha vinë në klub dhe këndohen: këto janë vënë në dhomën ku është bango e këndimit dhe çdo njeri i sheh. Libërtoreja është në dhomë të Pleqësisë; s’ka shumë libra: afro 120 copë, të shtypura në Shkodër, Bukuresht dhe Sofje. Po ka edhe shumë të tjera. Klubi ka një shkollë, shkollë mbrëmjeje dhe nate, ku çdo ditë mbi bangot si të shkollave, shohim 10 a 12 këndonjës: djem, djalosha dhe pleq; gjer më sot më tepër se 100 veta kanë kënduar dhe mësuar në atë shkollë…” 13/1)

Tetovë, 14 nëntor 2003

[1]  Mid’hat Frashëri, Probleme të Shqipërisë Indipendente.

[2]  L.Skendo, Shpresa e bashkimit dhe te urtësia, Liria, 1908

[3]  Gazeta “Liria”, Selanik, nr3 korrik 1908

[4]  L.Skëndo “Indipendenca morale”

[5]  Po aty

[6]  Dielli, nr.36, 3 dhjetor 1909

[7]  Liria, nr.16, 17, viti 1908

[8]  M.Frashëri:“ Shqiptarët gjer tani dhe paskëtaj, Dituria 1909

[9]  L.S. “Komësija”, Kalenari kombiar 1912

[10]  Dituria,nr.4,1909

[11]  Ditari i M.Frashërit, AQSh, F.et shqip. Jemi më tepër se 200 shokë, prej të cilëve më të shumët, veç shqipes s’dinë gjuhë tjatër. Po kemi dhe shumë të tjerë që dinë shtatë a tetë gjuhë dhe për këtë jemi fort të gëzuar. Thotë se s’kemi as libra, as gazeta shqip. Nga të shtatë gazetat shqip, që të gjitha vinë në klub dhe këndohen: këto janë vënë në dhomën ku është bango e këndimit dhe çdo njeri i sheh. Libërtoreja është në dhomë të Pleqësisë; s’ka shumë libra: afro 120 copë, të shtypura në Shkodër, Bukuresht dhe Sofje. Po ka edhe shumë të tjera. Klubi ka një shkollë, shkollë mbrëmjeje dhe nate, ku çdo ditë mbi bangot si të shkollave, shohim 10 a 12 këndonjës: djem, djalosha dhe pleq; gjer më sot më tepër se 100 veta kanë kënduar dhe mësuar në atë shkollë…” 13/1)

Tetovë, 14 nëntor 2003

[1]  Mid’hat Frashëri, Probleme të Shqipërisë Indipendente.

[2]  L.Skendo, Shpresa e bashkimit dhe te urtësia, Liria, 1908

[3]  Gazeta “Liria”, Selanik, nr3 korrik 1908

[4]  L.Skëndo “Indipendenca morale”

[5]  Po aty

[6]  Dielli, nr.36, 3 dhjetor 1909

[7]  Liria, nr.16, 17, viti 1908

[8]  M.Frashëri:“ Shqiptarët gjer tani dhe paskëtaj, Dituria 1909

[9]  L.S. “Komësija”, Kalenari kombiar 1912

[10]  Dituria,nr.4,1909

[11]  Ditari i M.Frashërit, AQSh, F.

Artikulli paraprakSimptomat e Covid-19 kanë ndryshuar, ja si mund ta dalloni nga gripi i zakonshëm
Artikulli tjetërJupi: Duhet miratuar sa më parë reforma zgjedhore, PD ka pritshmëritë e veta nga sesioni i ri parlamentar