Kongresi Amerikan voton projekt-ligjin për konfiskimin e aseteve ruse/ Basha: Përgëzime kongresmenëve Hill dhe McCaul. Nder dhe privilegj që kam pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë lajmin se Kongresi Amerikan sapo ka votuar projekt-ligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

“Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji, Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës.”
– shkruan kreu i PD-së, Basha:

Më poshtë postimi i plotë:

Lajm i shumëpritur nga Washingtoni: Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji, Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës.

FB IMG 1713642222835

Artikulli paraprakEdlira Devolli Leka: Politikat sociale përcaktojnë masat që shërbejnë drejtpërdrejt në luftën kundër varfërisë dhe parandalimit të saj
Artikulli tjetërNdiheni të lodhur? Ja shkaqet dhe ushqimet që duhet të konsumoni për më shumë energji