Komiteti Teknik apo “trimi” i fshatit tim?!

PhD. Ilir PECNIKAJ

MOS IKNI SE ËSHTË VETËM NJË… JO ISHIN SHUMË…

Komiteti teknik apo “trimi” i fshatit tim?!

Siç dihet nga të gjithë, në kohën e diktaturës çdo punë bëhej me aksion.

Po ndërtohej një rrugë makine për të bërë shfrytëzimin e një pylli. Në ndërtimin e saj ishin mbledhur gjithë kooperativa, në ndihmë të ndërmarrjes së rrugëve. Meqenëse rruga ishte në terren malor, traseja, në pjesën më të madhe të saj, bëhej me shpërthime. Rregulli e donte që secili punëtor, ose familje, në pjesën që i’u ishte caktuar të bënin gropat për ti mbushur me tritol.

Kur gropat të ishin gati, në kohën e drekës, kalonte skuadra e minatorëve, pasi largoheshin të gjithë punëtorët, ata bënin mbushje me tritol të gropave dhe plasjen e kontrolluar. Pas dreke kalonin punëtorët dhe bënin pastrimin e mbeturinave me kazem dhe lopat.

Në një pjesë ku ishte rreshpe (formacion guri i fetezuar i bute) i bije një punëtori çun i ri, i fort, por që trutë nuk e mundonin. Në atë pjesë gropat e shpërthimit bëheshin shumë lehtë. Pasi mbarojë në një kohë fare të shkurtër gropat, ky tipi, se ku siguroj tritolin, pa i thënë askujt mbushi gropat, i’u vuri detonatoret dhe i bëri gati për shpërthim. Ndezi një cigare, i aktivizoj të gjitha dhe iku me vrap, duke thënë mos kini frik se është vetëm një….
Por ato nuk patën të sosur, mes gjithë punëtorëve në ditën e Enverit…

Kështu më ngjajnë edhe vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve më në krye Ogin. Të gjithë kujtuam që në fillim, se pas idiotsise së parë, do të zinin mend dhe do të mendonin me shumë kur të merrnin vendimin e radhës. Këta sikur morën zemër dhe çdo vendim që marrin dhe çdo gjë që thonë e ndërtojnë mbi një terren gënjeshtrash dhe harbuterie, pa as më të voglin profesionalizëm, dhe që më veprimet dhe mos veprimet e tyre, janë një minë e ndezur që merr vetëm jetë shqiptarësh.

  1. S: Per ju të dashur lexues.
    Gjatë gjithë kësaj kohe u munduam t’jua mbushim mendjen shkencërisht qeverisë dhe patericave që e rrethojnë, por siç thotë populli “kujt t’ja thuash” . Ndoshta me “mjekim popullor” mund të marrin vesh. 🤔🤔🤔
Artikulli paraprakBalliu: Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë në shkelje të ligjit, bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit nuk lejohen në radhët e policisë
Artikulli tjetërDenoncimi tek Berisha: Policët e Lleshit, 1500 euro për të kaluar në Portin e Durrësit