KLSH në Rrogozhinë për fondet e rrugëve

Një ekip auditimi nga KLSH ka zbarkuar sot në Bashkinë e Rrogozhinës pas shqetësimit të banorëve të këtij qyteti për pezullimin e punimeve në qendër të tij. Burime pranë Bashkisë bënë të ditur se, KLSH ka kërkuar gjithë dokumentacionin që lidhet me këto punime.
Ndërkohë, banorët një ditë më parë shprehën edhe shqetësimet të tjera që lidhen me mosmbajtjen e premtimeve në fushatën zgjedhore nga kryetari i Bashkisë, Beqir Nuredini, për kanalet vaditëse dhe kulluese si dhe kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha.

Artikulli paraprakAktivistja i zbraz salcën në kokë Lindita Nikollës
Artikulli tjetërKapet me 16 kg drogë në Breshia