Klimë vrastare, Berisha publikon shifrat alarmante: Në 4 vjet falimentuan 73 mijë biznese

Ish-Kryeministri Berisha ka reraguar për gjendjen e rëndë të biznesit. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, klima për bizneset në Shqipëri është vrastare. Sipas Berishës, nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan 72873 biznese dhe mbetën pa punë rreth 120.000 të punësuar.
Posimi i plotë i Berishës në Facebook
Klimë vrastare për bizneset në Shqipëri! Nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan:
-72873 biznese dhe mbeten pa pune rreth
-120.000 te punesuar.
Lexoni te dhenat e meposhtme zyrtare qe faktojne klimen vrastare per bizneset ne qeverisjen e korruptuar te Kallam Deshtakut.
1-Gjate periudhes janar – tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (gjate te ciles kaluan ne status pasiv 7.878 biznese).
2-Gjate muajit tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 1.788 biznese, ose 85 % me shume sesa tetor 2017 (gjate te cilit kaluan ne status pasiv 967 biznese).
3-Gjate periudhes janar – tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (gjate te ciles kaluan ne status pasiv 7.878 biznese).
4-Qe nga 1 janar 2014 e deri me sot kane kaluar ne status pasiv (kane ulur qepenat) plot 72.873 biznese.

Artikulli paraprak“Po vjen KM-ja, mos i hapni as perdet”, Berisha denoncon terrorin në spitalin e Kukësit!
Artikulli tjetërProtesta në Durrës/ Studentët ultimatum Dakos!