Kina ndalon ekipin e OBSH të hetojë origjinën e Covid-19

Kina ka ndaluar ardhjen e një ekipi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), i cili po heton se si filloi pandemia e Koronavirusit. Dy shkencëtarë në ekip mbërritën në Ëuhan kur zyrtarët kinezë vendosën të mos miratonin lejet e nevojshme për të hyrë në vend, megjithëse kishin rënë dakord me Kinën paraprakisht.

Një nga anëtarët e ekipit u detyrua të kthehej, ndërsa tjetri ishte duke pritur në tranzit derisa çështja të zgjidhej, sipas Dr. Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur zhgënjimin e tij për lajmin, duke shtuar se ai kishte qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë, duke e bërë të qartë ‘se misioni është një përparësi për OBSH dhe ekipin ndërkombëtar’.

Ai vazhdoi duke thënë se Organizata e Kombeve të Bashkuara ishte ‘mezi po priste të fillonte misionin sa më shpejt të jetë e mundur,’ zyrtarë në Pekin thuhet se po përshpejtojnë proceset për të lejuar ekipin në vend, sipas CNN.

Artikulli paraprakDash Shehi: Rama është njerku, jo babai i shqiptarëve, ja si Opozita e Bashkuar do të hyjë në zgjedhje
Artikulli tjetërPaloka publikon videon: Edi Rama gënjeu, për tekat e tij po paguajnë shqiptarët!