Kimikatet në perime, ja sa e rrezikshme është prezenca e nitratit

Qytetarët janë të rrezikuar nga perimet që konsumojnë si rezultat i nitratit të tepërt. Nëse u gjendet një testues i thjeshtë nitrati, mund të kuptoni se sa bio janë frutat dhe perimet në tryezën tuaj.
Nitrati përdoret si pleh artificial, si konservues dhe për prodhimin e ngjyrave, ilaçeve, eksplozivit, e me radhë, por përdorimi i tij me shumicë mund të metabolizohet në produkte kancerogjene, shkruan fax ëeb.
Pra, produktet me përbajtje të lartë apo të tepruar të nitatit shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore si kanceri apo diabeti.
Një qytetar nga Tirana, ka kryer testin e nitratit tek shalqini, patatja, patëllxhani, bananja, pjepri dhe panxhari, ku niveli i nitratit është në shifra alarmante.
E.Konçi shkruan për Jeta osh qef:
Kujdes nga nitrati,është kancerogjen! (mall i blerë te pazari i ri).
Karrota, domatja, trangulli, speci, molla, rrushi, fiku, dardha( të vëndit) per momentin kanë dal ne rregull. Zgjidhje tjetër janë produktet e jashtme që s’kanë shijen e këtyre të vendit por nivelin e nitratit e kanë të kontrolluar.”
E para, ku është AKU-ja? Dhe e dyta, këto produkte janë blerë tek Pazari i Ri, i shumë propaganduar nga kryebashkiaku Veliaj, pra produktet e blera tek fshatarët në rrugë kanë potencial të jenë më të shëndetshme se sa këto të fasadës së bukur…/Joq

Artikulli paraprakRama mburret me turistët dentarë, komentuesit e masakrojnë: Po ti pse i bëre dhëmbët në Izrael?!
Artikulli tjetërÇfarë duhet të dini për Kurban Bajramin