KiE e thotë troç: Ja si Rama bleu votat në zgjedhje

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Zgjedhore u diskutua për mekanizmat parandalues të blerjes së votës, problem që u pa gjerësisht edhe në raportin e OSBE-ODIHR. Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi, tha se shitblerja e votës nuk është çështje e një partie, por e gjithë Shqipërisë prandaj duhet minimizuar.
Po ashtu edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se problemi i blerjes së votës është i vjetër dhe thelbësor. Në komision mori pjesë edhe eksperti i këshillit të europës, Quenti Reed, i cili u shpreh se shitblerja e votës është shkelje e të drejtës së njeriut për të zgjedhur.
“Kur jepet vota për një post në administratë është klientelizëm, qoftë edhe kur paratë për votën jepen në avancë. 20% kanë konfirmuar shitblerjen e votës. 5-6% janë detyruar të marrin pjesë në aktivitete politike në vitin 2017. Edhe kontratat e legalizimit të banesave janë përdorur për të blerë votat. Të dënohen rastet e verifikuara të shitblerjes së votës. E vështirë të ruhet fshehtësia e plotë e votës në komunitete të vogëla pavarësisht teknologjisë,” – tha Reed.

Artikulli paraprakDepresioni, shenjat që tregojnë se ju duhet ndihmë
Artikulli tjetërRevolucion te Real, madrilenët sakrifikojnë të ardhmen për Neymar