Kërkesa e Bashës për qytetarët: Duhet të jemi plot besim. Sot jemi shumica…

Në rrugëtimin tonë në opozitë prej 6 vitesh, ne kemi bërë gabimet tona. Ka shumë gjëra që sot do të doja t’i kishim bërë ndryshe, por ka diçka që është e padiskutueshme: Përkushtimi ynë ndaj kauzës dhe interesit publik, kurajo dhe këmbëngulja jonë përkundër çdo vështirësie.

Udhëtimi ynë nuk ka qënë i lehtë, ka qënë i vështirë. Nëse ka patur ndonjë periudhë që e ka treguar këtë gjë janë 6 muajt e fundit. Vendimi për të djegur mandatet Ka qenë vendim shumë i vështirë dhe përgjegjësi e madhe.

Puna për të organizuar qëndresën ndaj regjimit në pushtet ka qënë e madhe. Protestat që ne kemi mbajtur këto gjashtë muaj janë një ndërmarrje gjigande dhe një arritje e jashtëzakonshme.

Pa to nuk do të ishim sot në prag të fundit të regjimit. Pa sakrificën e mijëra demokratëve dhe qytetarëve, pa qëndresën ndaj dhunës, ndaj gazit helmues, ndaj persekutimit policor, ndaj arrestit dhe burgosjes, sot Edi Rama do të sundonte i pa trazuar.

Ndaj ju ftoj të bëjmë dy gjëra:

1. Të respektojmë gjithë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 vjetëve – të çdokujt që ka ngritur zërin, të çdokujt që ka protestuar, që ka denoncuar, që ka kritikuar, që është distancuar nga ky regjim.

2. Së dyti, duhet të jemi plot besim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 vjetëve, më të qartë se kurrë gjatë këtye 6 vjetëve, me një qëllim të drejtë dhe një kauzë të madhe.

Artikulli paraprakNë prag të 30 qershorit, Basha zbulon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, etjen për pushtet dhe…
Artikulli tjetërKreu i PS Mat, thirrje militantëve për vëllavrjasje, snajpera në tarracat e shkollës