“Kemi më shumë se 1 muaj pa dalë fare”, pensionistët nuk rezistojnë, ndërhyn policia…

Ditën e sotme rrugët e Tiranës dhe jo vetëm kanë qenë të gjitha të moshës së tretë, pas lejes së qeverisë që pensionistët të lëvizin deri në orën 11:00.

Por një nga këshillat e dhëna nga qeveria ishte që pensionistët të mos uleshin në stola dhe parqe, por duket se kjo nuk është respektuar edhe aq prej tyre.

Pas grumbullimeve që ka pasur te sheshi “Shtraus” në afërsi të zonës së Xhamllikut, policia i ka këshilluar pensionistët që të mos qendrojnë të ulur.

Disa prej pensionistëve të pyetur nga gazetarja e Fax news Eksiola Shehu, janë shprehur se qendronin prej më shumë se një muaji të mbyllur në shtëpitë e tyre.

“Ne a jemi pleq, u lodhëm, bëmë një xhiro deri te Fresku, dhe u lodhëm pak këtu. Unë edhe kam dalë pak këto ditë, por burri nuk ka dalë fare.

Ne po dëgjojmë që pleq e plaka po ikin, dhe më mirë të ikim ne sesa të ikni ju, tani do ikim që të festojmë Pashkët”, shprehet një zonjë.

“Kryeministri mendon për popullin, është hera e parë që kam dalë sot, duhet izoluar sidomos mosha jonë, se sa më shumë që të dalim aq më keq është”, tregon një tjetër i moshuar.

Duket se pas ndërhyrjes së policisë duke këshilluar të moshaurit, sheshi dhe stolat e parkut janë zbrasur, për të qendruar ashtu deri ditën e hënë, kur do të rinisë lëvizja për qytetarët e moshave nën atë të pensionit, me fasha orare të lejuara për 90 minuta.

Burg nga disa muaj deri në 8 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Hapi i fundit drejt totalitarizmit, po përdor gjendjen e jashtëzakonshme të COVID 19 për të instaluar pushtetin e tij

Masë ekstreme por e nevojshme për të ndalur përfundimisht përhapjen e virusit. Njerëzit nuk po binden që të ruajnë veten dhe të tjerët.

Artikulli paraprakUlet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid-19, vetëm 1 rast në Tiranë
Artikulli tjetërPD denoncon skandalin me tenderin 3.5 milionë dollarë, Qeveria i bleu me 2 fishin e çmimit