Kapet me 16 kg drogë në Breshia

Policia e Breshias ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjetën në banesë rreth 16 kg lëndë narkotike. Sipas mediave italiane në banesën e 31-vjeçarit shqiptar u gjetën 4 kg kokainë e pastër dhe 12 kg marijuanë. Forcat italiane kanë gjetur edhe 2 pistoleta dhe rreth 600 municione të ndryshme. 31-vjeçari raportohet se ka qenë një person me precedentë penalë dhe u arrestua pas një hetimi të nisur pas sinjalizimeve se në banesën e tij kishte lëvizje të dyshimta.

Artikulli paraprakKLSH në Rrogozhinë për fondet e rrugëve
Artikulli tjetërVdes mes flakëve 2-vjeçarja në Babrru, shpëtohet i vëllai