Kapen me kokainë në Itali dy shqiptarë

Dy karrieristë shqiptarë të trafikut të kokainës, kanë përfunduar në pranga, pasi u kapën nga Policia italiane në Monteverde. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 23 dhe 28 vjeç, përkatësisht me iniciale N.A dhe H.G. Ata e kishin fshehur kokainën në pjesën poshtë timonit ku lidhen telat elektrik.
Gjatë kontrollit, shqiptarëve u janë gjetur 12 gram kokainë, të cilën do ta shisnin tek disa klientë që po i prisnin në një lokal, si dhe 2100 euro, para të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Ata kishin modifikuar një vend të veçantë në makinë për të fshehur drogën, që më pas ta transportonin tek klientët e tyre.
Ky është rasti i dy shqiptarëve në Monteverde të Italisë. Policia vëzhgonte prej kohësh të rinjtë shqiptarë N.A 23 vjeç dhe H.G 28 vjeç, që në vendin poshtë timonit ku janë kabllot elektrike të makinës kishin krijuar një ndarje të veçantë.
Pikërisht aty kishin fshehur 12 gram kokainë, 2100 euro dhe sende të tjera. Ata u kapën jashtë një lokali, ku besohet se kishin shkuar për të shitur disa doza kokaine, pasi kishin lënë takim me klientët. Dy shqiptarët akuzohen për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakGoditet banda e shqiptarëve në Itali: “Do ta qëlloj po nuk hapi kasafortën”
Artikulli tjetërNjë javë nga misteri i zhdukjes së biznesmenit e ndihmësit të tij