Kapen 300 kg kokainë në Greqi, kush është shqiptari i arrestuar

Një operacion ndërkombetar droge është realizuar në Greqi dhe Ekuador. Siç mësohet një shqiptar dhe dy grekë në Greqi dhe 6 shtetas në Ekuadorjanë arrestuar. Janë sekuestruar edhe rreth 300 kg kokainë në një velierë me destinacion Australinë.
Operacioni vijon ende në disa shtete, sipas policisë greke bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare e trafikut të kokainës. Ndërsa shqiptari dhe dy grekët janë drejtuesit e organizatës.
Operacioni është bërë në bashkepunim me DEA-n. Mësohet se emri i shqiptarit është Ilia. Droga transportohej me velierë nga Ecuadori në Australi e më pas nga Australia do vinte në Greqi. Dy nga tre te arrestuarit në Greqi, njëri është pronar kafeneje dhe tjetri merret me shitje makinash.
Droga do të blihej nga tre organizatorët per 1.5 milionë euro. Ne Ekuador edhe një oficer i policisë greke.

droge Greqi 2

Artikulli paraprakKasmi zbulon kush e ka radhën e arrestimit pas Shullazit
Artikulli tjetërPse Balla i fshihet si mi padisë së Shkëlzen Berishës?