Kandidati i PD për Dimalin, Dritan Sula, takim me banorët e Urës së Kuçit: Do të investojmë në infrastrukturë dhe do ulim taksat.

Kandidati i PD per Dimalin, Dritan Sula ka zhvilluar nje takim me banoret e zones se Ures se Kucit, ne qytetin e Dimalit. Ai ka prezantuar para banoreve programin vendor te PD per Dimalin, ku jane parashikuar investime ne infrastrukture dhe ulja e taksave vendore. Me poshte postimi i tij e rrjete sociale.

Ura e Kuçit, takim me banorët punëtorë dhe të ndershëm të kësaj zone!

Çdo ditë ata përballen me harresën, neglizhencën dhe arrogancën e kryetares në ikje të Bashkisë së Dimalit.

Banorët kërkojnë shërbimet minimale që mund dhe duhet të ketë çdo qytetar nga bashkia e tyre, por që nuk ju ofrohen.
-Transporti i nxënësve, të cilët duan të arsimohen;
– Pastrimi, sistemimi i mbetjeve dhe vendosja e koshave;
– Rrugët lidhëse mes parcelave për të rritur sigurinë dhe efiçencën në punën e tyre të përditshme në bujqësi;
– Kanalet vaditëse dhe sistemi i kanalizimeve të ujrave të zeza;
– Investimet e munguara në bujqësi apo infrastrukturë të cilat mund të bëheshin nga taksat që i paguajnë por nuk ju kthehen sepse mungon vullneti për t’ju shërbyer njerzve.

Shërbimet që paguhen por nuk ju ofrohen banorëve janë një praktikë abuzive ✋ e cila do të marrë fund më 14 maj, kur me votën ️ tuaj do më jepni besimin dhe përgjegjësinë t’ju shërbej.

Unë i premtova banorëve, se për zgjidhjen e këtyre problemeve kam një plan konkret, me objektiva të qarta, të matëshme dhe të realizueshme.

Përgatitja e projekteve cilësore sipas standarteve bashkëkohore që përfshijnë rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha, trotuare, gjelbërim dhe ndriçim, brenda vitit të parë.

Përmes zbarimit të këtyre projekteve do të bëjmë të mundur ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për çdo fshat si dhe ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha;

Asfaltimi i segmenteve rrugorë që lidhin fshatrat me njësitë administrative dhe rrugët kombëtare, pajisja me ndriçimin dhe sinjalistikën e duhur sipas standarteve bashkëkohore.

Brenda 2 viteve të para nën drejtimin tim, çdo objekt arsimor do të rikonstruktohet, pajiset me ngrohje dhe me kushte më të mira për edukimin e fëmijëve.

Ulja deri në limitin e lejuar ligjor të taksave lokale; Reduktimin e proçedurave bashkiake për krijimin e një biznesi; Reduktimin e taksave vendore për qytetarët dhe bizneset;

Përdorimi me efiçence dhe vetëm për këtë qëllim i taksës për pastrim të kanaleve të vaditjes e kullimit, si edhe mirëmbajtje periodike.

#votodritansula 2️⃣
#votopartiademokratike 9️⃣
#frymemarrjeperdimalin
#frymemarrjepershqiperine

Artikulli paraprakPërse socialistët duhet të votojnë Partinë Demokratike
Artikulli tjetërQeveria i gënjen shqiptarët se ekonomia po rritet. Propaganda nuk e fsheh dot realitetin.