Juve fiton Superkupën falë njeriut të finaleve

Juventus ka fituar 1-0 në Superkupën e Italisë që është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Jeddah të Lindjes së Mesme.
Stadiumi “King Abdullah” ka qenë impianti që ka pritur dy gjigantët italianë për të zhvilluar këtë sfidë që zhvillohet mes fituesit të kampionatit dhe atij të kupës në Itali.
Meqenëse Juventus i ka fituar të dy trofetë sezonin e kaluar, Milan merr pjesë si finalisti i Coppa Italia.
Juventus e ka fituar për të tetën herë këtë kompeticion, duke iu shkëputur Milan që mbetet me shtatë.
Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi golin e fitores në minutën e 61’, ndërsa Kessie duhet të linte lojën para kohe për shkak të kartonit të kuq që është dhënë me ndihmën e VAR.
Ky ka qenë goli i 19-të i realizuar nga portugezi në 28 finale të luajtura në total me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.
Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë pasi triumfoi në Superkupën e Italisë ndaj Milanit në Jeddah të Arabisë Saudite, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga ylli portugez.
“Ishte një ndeshje e vështirë, është shumë nxehtë dhe vështirë të luash në këtë kushte”, ka thënë Ronaldo.
“Ne luajtëm mirë, krijuam shanse dhe duket e qartë se jam i lumtur që kam shënuar golin fitues”.
“Jam i lumtur, ishte qëllimi im që ta filloj vitin 2019 me titull, kam titullin e parë me Juven dhe jam shumë i lumtur”.

screenshot 5 1547667976 6474677

Artikulli paraprakTheresa May fiton në mocionin e mosbesimit
Artikulli tjetërKrimi godet përsëri, të shtëna me armë në mes Tiranës