Jupi: Duhet miratuar sa më parë reforma zgjedhore, PD ka pritshmëritë e veta nga sesioni i ri parlamentar

Në një intervistë për Ora News, Taulanta Jupi, anëtare e kryesisë së PD-së, u shpreh se nuk është situata e mirë në kuvend, por kjo nuk e pengon PD-në që të ketë vizionin dhe pritshmëritë e veta nga ky sesion i ri parlamentar.

Ajo shtoi se kërkesat e PD-së janë për një reformë zgjedhore që rezonojnë me kërkesat e shoqërisë, duke shtuar se ajo duhet bërë sa më parë.

Jupi: Nuk është situata që ne do të donim të ishte, por kjo nuk e pengon PD-në që të ketë vizionin dhe pritshmëritë e veta nga ky sesion i ri parlamentar. Aty ka një nevojë të re imediate është miratimi i reformës zgjedhore, pasi po mbaron mandati i kësaj reforme. Prandaj duhen miratuar draftet dhe propozimet që ne kemi dhënë prej muajsh sa i takon kësaj reforme. Po ashtu kemi në fokus votën e diasporës.

Kërkesat e PD-së janë për një reformë zgjedhore që rezonojnë me kërkesat e shoqërisë. Është e domosdoshme që të miratohet një reformë sikurse e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët. Nëse duam një realitet ndryshe duhet miratuar kjo reformë zgjedhore.

Artikulli paraprakKongresi i Manastirit dhe Mid’hat Frashëri
Artikulli tjetërSesioni i ri parlamentar nis me ndryshimet në qeveri, Rithemelimi vijon strategjinë për bllokim pa praninë e Berishës!