Jonila Godole: Bejko, i vetmi kandidat që ka prezantuar një program dinjitoz për Tiranën!

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole foli për zgjedhjet e 14 majit dhe fushatën e PD-së në terren.

Godole thotë se PD e nisi fushatën me vonesë për shkak të zvarritjes nga ana e Gjykatës për të dhënë vendimin se kujt pale i takonte legjitimiteti për të drejtuar partinë.

Në një intervistë në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, nw Report Tv, Godole tha se Roland Bejko, kandidati demokrat, është i vetmi që ka paraqitur një program dinjitoz për kryeqytetin. Ajo u shpreh se Bejko në një kohë të shkurtër ka arritur të rikuperojë kohën e humbur në fushatë që nuk ishte për fajin e tij, por për shkak të gjykatës.

“I dimë vështirësitë që ka pasur PD, sidomos ngërçin institucional, i cili varej nga gjykata. Gjykatat janë të rëndësishme, vonesat për dhënien e legjitimitet se kujt i takon PD, bën që PD të mos ishte e përgatitur si duhej, por kandidatët që ka nxjerre, sidomos këtu në Tiranë, janë kandidatë seriozë. Bejko i vetmi që ka pasur një program dinjitoz. Është përpjekur të mos e fokusojë punën e vet tek spektakli dhe tallavaja, por të jetë një kandidat serioz që nuk bën premtime abuzuese, as skandale, të dalë me gishta e pa gishta. Në një kohë të shkurtër ka rikuperuar atë pengesë që nuk ishte faj i PD-së, por i gjykatës”, tha Godole.

Mw tej, Godole thotë se ajo ka qenë për të nxjerrë 61 kandidatë në zgjedhjet vendore, por për shkak të situatës që ndodhej PD u mor ky vendim.

“Kam qenë për 61 kandidatë, pro jemi me fat që në Tiranë dhe në ato qytete ku ka kandidatë të ka një garë reale. Pjesa tjetër edhe te fokusuar tek këshillat bashkiake. Nuk është një moment i lehtë për PD, me gjithë atë gjë që ka ndodhur, me gjithë krizën e thellë ku PD u fut. PD e ka treguar qartë që ka një vizion euroatlantik”, tha Godole.

Këtë moment në Partinë Demokratike, Godole e sheh si një rast që partia të ristrukturohet dhe të bëhet një alternativë qeverisëse.

“Shpresoj që PD-ta marrë këtë shans të madh historik që ka për ta rigjetur vetveten dhe për ta rithemeleuar veten me vlerat euroatlantike që në vitet ’90. PD u kthye në një parti sikurse partia tjetër që ka akuzuar vazhdimisht. PD që edhi si një trashëgimi e Partisë së punës. Ajo që unë shoh është e vetmja shpresë dh është e vetmja rrugë që ajo të kthehet në një alternativë qeverisëse dhe të jetë ndryshe nga PD dhe nga ish-PD që e kemi njohur para shtatorit të viti 2021. Një parti që të ndjekë një politikë të një shteti kristal, të ketë një qendër qytetarin”, u shpreh Jonila Godole.

Artikulli paraprakTë trembur nga fitorja e PD-së në Mallakastër, reagon Kapllanaj pas shpifjeve: Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten
Artikulli tjetërBordi i Oligarkëve rrit çmimin e karburanteve. Hesht Berisha dhe 3 anëtarët e kryesisë së tij