Jeremy Menez drejt largimit nga Milani

Jeremy Menez pritet të largohet nga Milani këtë verë. Edhe pse refuzoi ofertat nga disa klube arabe, lojtari francez nuk është në planet e Montellas dhe klubi kuqezi do të mirëpriste ofertat për sulmuesin. Interesimi më i fundit për 29-vjeçarin vjen nga kampionati francez dhe është Bordeaux që do të tentojë goditjen për të përforcuar sulmin. Formula më e mundshme do të ishte huazim me të drejtë blerjeje duke parë se paga e Menez është e papërballueshme për Bordeaux, operacion që ka edhe “ok” e lojtarit, pasi dëshira e tij është të rikthehet në kampionatin francez.

Artikulli paraprakMertesacker 4-5 muaj jashtë fushe
Artikulli tjetërDavid Alaba: Ancelotti është një trajner gjenial