“Je me SPAK apo mendon se është SKAP dhe organizatë kriminale”/ Gentian Gaba: 9 shtatori, e vetmja gjë që ka ndodhur përgjatë dy viteve në politikë

Nga Gentian Gaba

Ka nje linje imagjinare mbi politiken shqiptare, qe e ndane ate si me thike, ne baze te disa qendrimeve qe duhen mabjtur per ta konsideruar veten pretendent per pushtetin ne vendin tone:

Je me SPAK apo mendosn se eshte SKAP dhe organizate kriminale;

Kerkron nje partneritet me SHBA dhe pajtohesh me agjenden e tyre apo konsideron SHBA vegel ne duart e Soros;

Kerkon ndryshim apo, nga pafuqia per te ndryshuar veten, ofron vetem riciklim.

Keto çeshtje jane themelet mbi te cilat mund te ndertohet godina e re e opozites, sepse ajo nuk eshte nje vend ku mund te ulesh bashke me dike per te cilin ke thene te fundit, por eshte ngrehina ku bashkohesh rreth bindjeve, sepse te sfidosh pushtetin e korruptuar te Rames do te thote te kesh nje raport te shenjte mes veprimit dhe vlerave te shpallura.

Pas dy vitesh e gjysme, rezulton se e vetmja gje qe ka ndodhur ne Shqiperine politike ka qene 9 shtatori.

Pozicionimi ne raport me kete date, me ate vendimmarrje, qendresa ne mbrojtje te vlerave qe shumica derrmuese e shqiptareve i konsideron themelore ne lidhje me orientimin e partive qe kane ambicie qeverisese, jane ende percaktuese dhe do te jene derisa dielli per shqiptaret do te linde andej nga perendon.

Udheheqeisa e nevojshme per te mbrojtur me çdo kusht rrugetimin e veshtire te nisur ne 9 shtator, eshte nje nga arsyet pse mbeshtes pa asnje hezitim Lulzim Bashen dhe kedo qe i qendron besnik vullneti per ta shkeputur PD nga fati i nje personi, sado i rendesishem te kete qene ai.

Ecejaket pa busull, sharjet pa dogane, qendrimet pa bosht, jane tregues i miopise politike, e cila do te jape rezultatet qe ka dhene ne te shkuaren…

Artikulli paraprakShenjat e plakjes që nisin më herët se rrudhat, si t’i dalloni! Ja simptomat që shfaqen
Artikulli tjetërRruga e PD-së nuk është e lehtë, por, në dallim nga ata që janë përballë, nuk është e pamundur