Jardim te Interi?

Interi në kërkim të një trajneri. Për të rindërtuar skuadrën, pronarët kinezë synojnë një emër me peshë për pankinën dhe largimi i Contes nga lista e objektivave ka detyruar drejtuesit të etiketojnë një tjetër emër të njohur që gjatë këtij sezoni ka arritur të thyejë hegjemoninë e PSG në Francë. Behrt fjalë për timonierin e Monaco, Leonardo Jardim, i cili ndërtoi një skuadër të bukur për t’u parë, por edhe rezultative në fushën e lojës dhe këtë e tregojnë arritjet e tij, gjysmëfinalet e Champions dhe njëra dorë tek titulli kampion. Sipas gazetës “Le Parisien”, Jardim po bëhet gati për të festuar titullin në principatë, por njëkohësisht po mendon edhe largimin për të bërë hapin e madh të karrierës.
Ai është një nga shumë emrat që Interi po ndjek me vëmendje, por gjatë orëve të fundit ka fituar ndjeshëm terren. Mes përfaqësuesve të trajnerit dhe drejtuesve të skuadrës milaneze, ka pasur një kontakt të parë për të studiuar terrenin dhe sipas gazetës franceze, zikaltërit janë gati t’i ofrojnë një kontratë faraonike me 5 milionë euro në sezon. Trajneri që këtë sezon është zgjedhur edhe si drejtuesi më i mirë i Ligue 1 ka një kontratë që e lidh me Monaco deri në vitin 2019, por ky nuk rezulton një problem për klubin italian që synon të paguajë milionat e kërkuara nga pronarët rusë të Monaco për ta lënë të lirë portugezin.
Interi nuk po kalon çastet më të mira të historisë së saj, me ekipin që është përfshirë nga një krizë rezultatesh dhe ndërrime trajnerësh, por logoja e klubit, – gërmat e kryqëzuara të dizenjuara nga piktori Muggiani në vitin 1908 dhe me ngjyrë të artë, po kopjohen gjithnjë e më shumë… Sigurisht nga ekipe amatoreske.
Fillimisht ishte Chambly, skuadër franceze e kategorisë së tretë, që i është dashur të ndryshojë logon e ngjashme me atë të Interit, pikërisht pas kërkesës së klubit zikaltër. Në fotogaleri mund të shihni edhe ngjashmërinë midis logove. Por tashmë, një tjetër skuadër ka vendosur të përdorë të njëjtin stil si ai i Interit për të realizuar logon e vet. Bëhet fjalë për FC Martigues, që luan aktualisht në “Championnat National”. Vetëm pak ditë më parë është prezantuar edhe simboli i ri i këtij klubi francez, me një ngjashmëri drastike me atë të skuadrës zikaltër të Milanos, ku ndryshojnë vetëm ngjyrat dhe mungon gërma “I” (Internazionale).
Filozofia e klubit amator francez është “Më shumë sesa një klub, një pasion”. Edhe kjo duket një kopje e asaj të Barcelonës “Më shumë sesa një klub/Mes que un club”. Një tjetër stemë e ngjashme me atë të Interit është ajo e Neë York City, skuadër e kampionatit amerikan, por të paktën në këtë logo vihen re qartazi disa ndryshime.

Artikulli paraprakInteri insiston për James Rodriguez
Artikulli tjetërRama rrezik kombëtar, e pret koshi i plehrave të historisë