Ja kush është Ermali, Drejtori i Kufirit, garanti i drogës së Agron Xhafës

Ermal Milori është polici te i cili Agron Xhafaj e drejtoi Albert Veliun për ta ndihmuar në trafikun e kanabisit drejt Italisë. Politiko.al konfirmon se në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, bëhet fjalë për ish-shefin e Komisariatit të Rinasit, Ermal Milori.
Vetë Veliu ka deklaruar se Ermali që përmendet në përgjim është shef kufiri dhe kjo rezulton të jetë e vërtetë sepse bëhet fjalë për shefin e kufirit në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
“Ermali është shef i Kufirit, më duket”, pohon Veliu në rrëfimin e tij, por shton se nuk është i sigurt, dhe nuk ia di mbiemrin, pasi e ka takuar vetëm një herë.
Ermal Milori ishte në krye të Komisariatit të Rinasit kur ndodhi grabitja e rreth 1 milion eurove brenda pistës së aeroportit, në vitin 2016-të. Ai ka edhe disa arritje në karrierë siç është certifikata e mirënjohjes që ka marrë në vitin 2014 nga FBI “për kontributin e dhënë në vendosjen para drejtësisë të disa të kërkuarve nga autoritetet amerikane të drejtësisë”.
Në mars të 2017-ës, Milori u bë protagonist me mbështetjen që i jepte në rrjetet sociale Partisë Socialiste, pak përpara fillimit të fushatës elektorale.
PD pretendon se Agron Xhafaj e drejtoi Albert Veliun te i besuari i tij, Ermal Milori, si personi që do e ndihmonte në trafikun e kanabisit drejt Italisë.
Deri më tani, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe kryeministri Edi Rama mohojnë se audio-përgjimi i publikuar nga demokratët është autentik.

Artikulli paraprakÇfar tregoj në të vërtetë përgjimi i Habilajve dhe Xhafajt?
Artikulli tjetërZari Muç Muçi del nga faza, Bardhi i përmend vilën në Lalëz!