Ja çfarë thotë mjekja shqiptare në SHBA pasi bëri vaksinën anti-Covid

Mjekja shqiptare infeksioniste në SHBA, Irida Molla ka bërë sot vaksinën ndaj COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Molla shprehet e lumtur për faktin që sot arriti të vaksinohet.

Molla ka shërbyer gjatë gjithë pandemisë për pacientët në shtetin e Connecticut në SHBA teksa është nga të paktat shqiptare që këto ditë është vaksinuar ndaj COVID-19.

“Mirënjohëse që sot që kemi mundur të vaksinohemi kundër COVID-19. Fakti që kemi arritur deri në këtë pikë, që të kemi vaksina të sigurta dhe efektive kundër kësaj sëmundjeje, është absolutisht i jashtëzakonshëm dhe një arritje e mahnitshme për shkencën dhe njerëzimin. Mezi presim që shumë e shumë të tjerë të na bashkohen në javët dhe muajt e ardhshëm! Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i fundit të kësaj pandemie!”, shkruan Molla në Facebook.

Screenshot 2020 12 18 184824

Artikulli paraprakGazetari italian flet për dënimin e Habilajt dhe përgjimet e Tahirit
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e shkrimtarit të njohur: Rama ndjehet mirë kur vjen Vuçiçi në Tiranë, jo kur vjen Vjosa Osmani