Iu grabitën 15 milionë lekë në banesë, pse policia mbajti të fshehtë ngjarjen?

Kunati i deputeti socialist, Bashkim Fino ka rënë pre e grabitësve në qytetin e Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia.Banesa në fjalë i përket shtetasit Skënder Xhani, kunati i deputetit dhe ish-kryeministrit të PS-së.

Ngjarja ka ndodhur në lagjjen ‘Ushtaraku’, ndërsa raportohet se, shuma e grabitur është rreth 1.5 milionë lekë të reja.

Skënder Xhani njihet si një biznesmen në qytetin e Librazhdit, ndërsa mësohet se maskat kanë hyrë ditën në shtëpi në të cilën në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në banesë.

maskat

Artikulli paraprakRama është rëndë, dje u pa si Lymi i Tutit me kanaçen e jargëve në dorë!
Artikulli tjetërLidhja e obesitetit dhe migrenës