Ish-presidenti: Zgjidhja e integrimit janë 15 detyrat që gangsterit i janë vënë në tavolinë nga BE

Nga Bujar NISHANI

Gangsterri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithpërfshirëse” për integrimin!!!!!

Pasi asgjesoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar,

Pasi asgjesoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë,

Pasi asgjesoi ekujlibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhëtisë kombëtare,

Pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar,

Pasi asgjesoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë,
Pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta,

Pasi korruptoi dhe asgjesoi median e lirë,

Pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite),

Pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish,

Pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët,
Kërkon “tryezë gjithpërfshirëse”!!!!!!!

Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterrit ja kanë vënë mbi tryezë.

Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë!
Kjo është Shqipëria Sot!

Ky vend evropian në Ditën e Evropës!

Artikulli paraprakBasha: Dështimi i Ramës me integrimin nuk mund të maskohet pas thirrjeve hipokrite
Artikulli tjetërTrump: Virusi do të kalojë edhe pa vaksinë, viti i ardhshëm do të jetë fenomenal