Ish-ministri shpërthen ndaj Ramës: Ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit nga PD të identitetit dhe dëshmisë së “bashkëpunëtorit X” që u shfaq në audio-regjistrimin me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, ku pretendohet riaktivizimi i tij në veprimtari kriminale dhe trafiqe narkotikësh.
Në një status në Facebook, Manjani shkruan se, denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të, është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite.
Sipas tij, deduksionet e llogjikës së ç’ekuilibruar të Kryeministrit,medemek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim.
“Po mor po, Ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!Për turpin tonë të përbashkët, ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant!Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen!Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe shpall armik çdo njeri që mendon, flet e denoncon lirisht!Giithmonë ja kanë fajin të tjerët” shprehet Manjani.
Reagimin e tij Manjani e mbyll jo pa ironi, kur shkruan: “Thonë se fjala “pushtet” vjen nga fjala “Pusht”. Sjellja e këtij Kryeministri e provon këtë thenie…”

Artikulli paraprakProkuroria e Arta-Ramës kërkon burgosjen e dëshmitarit pse denoncoi drogën e Agron Xhafajt
Artikulli tjetërTjetër viktimë nga torturat, gjendet i pajetë i riu te Sheshi i Flamurit në Vlorë