Ironia e Edvin Kullurit: Kur do mblidhet MbiKomisioni 313-Ballkon i Reformave kushtetuese dhe zgjedhore?

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka ironizuar sërish marrëveshjen midis Rithemelimit të Berishës dhe PS së Edi Ramës, duke pyetur në mënyrë ironike se “kur do të mblidhet MbiKomisioni 313-Ballkon i Reformave Kushtetuese dhe Zgjedhore?”.

Deklaratën e tij Kulluri e ka bërë një ditë pasi PS ka deklaruar se do propozojë ndryshime të ligjit të dekriminalizimit, duke i hapur rrugë për të kandiduar edhe personave me precedentë të mëparshëm penal.

Një gjë të tillë PS pritet ta realizojë së bashku me votat e Berishës, sepse PD zyrtare e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Më poshtë postimi i plotë i Kullurit:

Kur do mblidhet MbiKomisioni 313-Ballkon i Reformave kushtetuese dhe zgjedhore?
Se NenKomisioni mbi Komisionet nuk rri! Apo kemi kaluar ne nivelin Kamasutra Kushtetuese?
Sukese ne jete!

Artikulli paraprak“Ana e errët e kullave në Tiranë”/ The Times: Si po financojnë trafikantët britanikë të drogës në “mini Dubain” e Shqipërisë?
Artikulli tjetërSot, dita e fundit e presidencialeve ruse/ Priten protesta!