Interi insiston për James Rodriguez

Një gjë është e sigurt. James Rodriguezi do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni. Por, ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i ardhshëm i reprezentuesit kolumbian. Mediat e huaja kanë raportuar se ish-anëtari i Monacos dhe Portos është një hap larg transferimit në Manchester Untied. Por, sipas Secondo El Bernabeu Digital, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të ndërhyjnë në negociata dhe t’ia ndryshojnë mendjen kolumbianit.
Thuhet se nerazzurrët janë të gatshëm t’i nisin bisedimet me menaxherin e kolumbianit, Jorge Mendes. Klubi nga Seria A është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit një pagë prej 8 milionë euro në sezon dhe një rol të rëndësishëm në projektin e klubit.
Inter e kishte kërkuar Rodriguezin edhe gjatë dimrit, por lojtari kishte preferuar të mbetet në “Santiago Bernabeu”. Por të shihet se a do të arrijë Interi që kësaj radhe ta bind kolumbianin. James u transferua në Real në vitin 2014 për 80 milionë euro nga Monaco. Ai ka bërë 109 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 36 gola.

Artikulli paraprakIsco kërcënon Realin: Nëse blini Hazard largohem
Artikulli tjetërJardim te Interi?