INSTAT-i i Ramës rikonfirmon Krizën Rama

Fuqia blerëse e shqiptarëve dhe konsumi vazhdojnë të bien në rënie të lirë.
Sipas INSTAT-it nën kontrollin qeveritar norma vjetore e inflacionit prill 2016 rezultoi 0.3% tregues i kërkesës së dobët, ndërkohë që edhe dy muajt e mëparshëm kanë rezultuar përkatësisht 0.2% dhe 0.3%.
Por edhe pse inflacioni është shumë i ulët, çmimet që prekin çdo shqiptar janë rritur: për grupin “shërbimi arsimor” me 4.8%, për “fruta” me 22.3%, për “zarzavate përfshirë patatet” me 6.1%.
Shifrat qeveritare edhe pse të kuruara rikonfirmojnë atë që çdo shqiptar e ndjen në lëkurë dhe e ka të shkruar në sy: krizën e thellë ekonomike, papunësinë, varfërinë që janë pasoja të drejtpërdrejta të korrupsionit dhe vjedhjes qeveritare në tatime, dogana dhe prokurime, taksave të larta dhe arbitraritetit të pafre ndaj biznesit dhe fermerëve.
Zgjidhja është Shqipëria e taksave të ulëta, që lufton korrupsionin në dogana dhe tatime dhe do t’i kthejë frymëmarrje financiare konsumatorit dhe biznesit, zgjidhja është Shqipëria që investon buxhetin për rroga dhe pensione më të larta, subvencione për bujqësinë dhe vende të reja pune përmes investimeve publike dobiprurëse dhe jo luks qeveritar e palma korrupsioni. ‪Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Artikulli paraprakTaksa e arsimit e faturuar për çdo NIPT sekondar makth për bizneset
Artikulli tjetërEurodeputeti: Reforma për të luftuar krimin e korrupsionin