Inflacioni në muajin dhjetor 4, “zarzavatet” u rritën me 20,8 % në vendin tonë (në Eurozonë 2.9)

Muaji i fundit i vitit 2023 u mbyll me rritje të inflacionit, duke arritur në 4 %, ndërsa në nëntor ishte 3.9%. Rritja u ndikua edhe nga festat e fundvitit, e cila solli një rritje të çmimeve të ushqimeve. Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2023 është 4,0 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 7,4 %.

Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2023 është 4,8 % ndërkohë që në vitin 2022, vit kur inflacioni arriti shifra rekord, ishte nga 6,7 %.
Gjatë vitit 2023 inflacioni shkoi drejt stabilzimit, dhe në ulje përgjatë gjithë vitit me përjshtim tremujorin e fundit kur inflacioni pësoi rritje të lehtë.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,7 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 5,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,6 % grupet e tjera reflektuan rritje mtë ulët. Sips INSTAT brenda grupit të ushqimeve çmimet e zarzavateve dhe frutave vijojnë të jenë me rritje dyshifrore.

Përkatësisht , “zarzavatet” u rritën me 20,8 %, “fruta” me 10,9 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 6,7 %, si dhe “mish” me 5,5 %. Në Dhjetor 2023, çmimet e shportës së ushqimeve pësuan rritje me 1.1% edhe në krahasim me nëntorin.
Krahasuar me Eurozonën inflacioni në vendin tonë është më i lartë.
Inflacioni në Eurozonë u rrit në 2.9% në dhjetor, nga 2.4% një muaj më parë, megjithëse inflacioni i shportës bazë pësoi rënie.
Inflacioni bazë, i cili nuk përfshin çmimet e energjisë, ushqimit, alkoolit dhe duhanit ra nga 3.6% në nëntor në 3.4% muajin e kaluar.
Pritej një rritje e përgjithshme për shkak të efekteve bazë nga tregu i energjisë, pasi çmimi ra në mënyrë të moderuar. Çmimet e energjisë ranë me 6.7% nga viti në vit në dhjetor, kundrejt një rënieje prej 11.5% në nëntor.

Rritja e inflacionit në rajon nuk do të zgjasë shumë, sipas ekonomistëve të anketuar nga Bloomberg, të cilët shohin një normë mesatare prej 2.7% në tremujorin e parë.
Kjo është pak më optimiste sesa parashikimi i BQE, e cila parashikoi në takimin e saj të dhjetorit se çmimet do të rriteshin 2.9% në atë periudhë, duke arritur vetëm objektivin prej 2% në mesin e 2025.

Artikulli paraprakProceset në gjykatën e Tiranës, gjyqtarët të “mbytur” nga dosjet, 48 mijë vendime për një vit
Artikulli tjetër“Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” një sagë familjare nga Amos Oz, dy burime të fuqishme energjie që përshkojnë romanin