Indrit Sefa: Zoti Gjekmarkaj është simboli i politikës në 33 vite demokraci në Shqipëri. Ka kaluar nga zëvendës i Lulzim Bashës, në zëvëndës i Sali Berishës, dhe gjykatës iu drejtua si zëvendës i Lindita Nikollës

QËNDRIMI I SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE NË PD, INDRIT SEFA

Indrit Sefa: Zoti Gjekmarkaj është simboli i politikës në 33 vite demokraci në Shqipëri. Ka kaluar nga zëvendës i Lulzim Bashës, në zëvëndës i Sali Berishës, dhe gjykatës iu drejtua si zëvendës i Lindita Nikollës dhe ky ishte fakti më i çuditshëm në gjithë shkresën, ku siç kuptohet dhe siç qytetarët e demokratët e dinë, zoti Gjekmarkaj ka një vlerësim të ndryshëm në lidhje me shumicat. Ai e konsideron gjithmonë shumicën atje ku është vet. Dmth shumica lëviz sipas prezencës së zotit Gjekmarkaj në një grup apo fraksion të caktuar. Por gjithësesi unë doja ta falënderoja për faktin që ka bërë një kërkesë që çështja të vihet në lëvizje dhe ne e mbështesim dhe i kërkojmë me forcë gjykatës së Apelit që kjo çështje të gjykohet një orë e më parë për ti dhënë zgjidhje një ngërçi institucional që vazhdon prej më shumë se 2 vitesh. Ndaj ne mendojmë se çdo kërkesë e tillë do të ishte pozitive dhe i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, edhe në të djathtën dhe në opozitë që ti bëjnë kërkesë gjykatës së Apelit që të gjykojë një çështje shumë sensitive për demokratët dhe Partinë Demokratike.

Pyetje: Çfarë do të ndryshojë në operimin e PD, duke qenë se ju njiheni si PD?

Indrit Sefa: Normalisht nuk do të ndryshojë asgjë në operimin tonë, siç nuk ndryshon as sot, por do të kemi një përfundim të këtij kalvari gjyqësor dhe të gjithë kësaj, pretendime se kush janë organet legjitime. Nuk do të kemi më diskutime dhe do të detyrohet edhe shefja në këtë rast të zotit Gjekmarkaj, zonjën Nikolla që të njohë institucionet e PD ashti siç janë, pasi është bërë dhe ajo pengesë e zbatimit të vendimeve të kryesisë së PD.

Artikulli paraprakBasha për Report Tv: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska! Do destabilitet në rajon! T’i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë
Artikulli tjetër“PD e ka zgjedhur rrugën e ringritjes pa dilemat e së shkuarës”/ Basha: Një PD për njerëzit përballë elitës së korruptuar të tranzicionit