Immobile para Bayern: Lazio tregon veten edhe në Champions, jam krenar për skuadrën

Lazio ka një detyrë mjaft të vështirë përpara, teksa do i duhet të mbrojë fitoren 1-0 ndaj Bayern, në përballjen e kthimit të Champions League. Sulmuesi i lacialëve, Ciro Immobile është shprehur në konferencë se skuadra është gati dhe se ka mjaft dëshirë për të bërë mirë në këtë kompeticion.

“Kemi arritur të bëjmë një ecuri të mirë në Champions League dhe jemi të kënaqur me atë që bëmë, pavarësisht se Lazio nuk është një ekip që merr pjesë gjithmonë në këtë kompeticion. Jemi krenarë dhe duam të bëjmë mirë edhe nesër”-tha ai.

Artikulli paraprakVitaminat që ndihmojnë me marramendjen dhe mpirjen
Artikulli tjetërBorrell kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë: Është koha që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të veprojë