“Ilir Meta që ka ditur mirë punët e veta, nuk di më ku ka kokën e vet”/ Gazetari: Kreu i PL ka ulur tonet për shkak të frikës nga SPAK

I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në “Abc News”, gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja ka folur edhe për daljet e fundit publike të Ilir Metës.

“Ilir Meta që deri dje ka ditur mirë punët e veta, – u shpreh ai, – me sa duket, tani nuk di ku ka kokën e vet, sepse del herë pas here, pas mungesave të gjata në media, me tone të ulura për shkak të frikës së tij nga SPAK.”

“Nëse Berisha vijon ende “betejën” e tij imagjinare nga ballkoni i katit të 8-të, duke sulmuar SPAK-un dhe kërcënuar SHBA-të, se po organizojnë një komplot të madh ndaj tij, Meta tani e kupton që situata është serioze dhe nuk mund të lëshojë më deklarata si ato të periudhës presdenciale.” – tha Lapardhaja.

Më tej gazetari u shpreh se dihet botërisht që Meta është duke u hetuar për çështjen CEZ-DIA dhe për çështjen e lobimit në SHBA, ndaj ai është duke kaluar kohë të vështira në jetën e tij politike në pritje të marrjes së masës ndaj tij nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.

Artikulli paraprak“Psikiatria e hapur” i lë barrën e kurimit familjarëve të të sëmurëve mendorë
Artikulli tjetërNamik Mehqemeja – meteor