Ilir Meta “braktis” Berishën dhe “ndjek” Ramën/ Ish-presidenti homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Ndryshe nga aleati i tij politik, Sali Berisha që Ditën e Çlirimit e feston më 28 nëntor, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zgjedhur që sot të kryejë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Ish-presidenti, ishoqëruar me anëtarë të tjerë të Partisë së Lirisë, ka vendosur kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Ditën e sotme politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994 është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit. E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë

640 0 img 9596 825

Artikulli paraprakSi u shkëput ekonomikisht Shqipëria nga Perandoria Osmane, aktet pak të njohura të Ismail Qemalit
Artikulli tjetërHalli personal i Berishës me drejtësinë dhe dhuna në Kuvend