Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC pas masës së sigurisë nga GJKKO

Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Dorëheqja vjen pas informimit të tij mbi masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK.

Ilir Beqaj e mori këtë post në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa në 26 tetor u emërua si pjesë e grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon.

Artikulli paraprakPD, Çollaku: Rama nëse do kishte dikë për të mbrojtur, është Ilir Beqaj. Vendimi i sotëm tregon që SPAK-u është i pakompromentueshëm
Artikulli tjetërPD, anëtarja e kryesisë, Taulanda Jupi: Gratë dhe vajzat shqiptare duan shpresë, shpresa vjen aty ku zëri i tyre dëgjohet