Iftari shtohet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) e ka futur të mërkurën, iftarin, që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramadanit, në listën e trashëgimisë kulturore.

Aplikacionin për këtë traditë socio-kulturore e kanë dorëzuar së bashku Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

“Iftari (i quajtur edhe eftar ose iftor) përgatitet nga myslimanët për t’u ngrënë pas perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit”, ka thënë UNESCO-ja.

– Advertisement –

Sipas “Radio Europa e Lirë”, iftari lidhet me mbledhje, “forcim të lidhjeve familjare dhe promovon bamirësi, solidaritet dhe shkëmbime kulturore”, është thënë në njoftim.

Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me një çaj.

Megjithatë, gjellët që përgatiten për iftar dallojnë prej vendit në vend.

Artikulli paraprakDhuna e Rithemelimit në Kuvend, Kulluri: Kjo situatë anormale nisi që kur Berisha u thirr nga SPAK! Hera e parë në 33 vjet që buxheti i shtetit kaloi pa debat
Artikulli tjetërMonika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimet, përfaqësohet në GJKKO nga avokati