Identifikohen dy shqiptarët që vdiqën në aksident në Itali

Zbardhet identiteti i dy shqiptarëve që humbën jetën një ditë më parë në një aksident rrugor në Itali. Viktimat janë Dritan Ulku 37 vjeç, banues në komunën Cesenatico dhe Ilir Seferi 39 vjeç, banues në qytezën Bellaria.
Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai po merr trajtim mjekësor në Spitalin Bufalini të Cezenas dhe mësohet se ndodhet në rrezik për jetën.
Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme në provincën e Cezenës në Itali. Furgoni në të cilin udhëtonin 3 emigrantët shqiptarë, punëtorë në një shoqëri instalimi skelash, u përplas me një kamion të rëndë ku po udhëtonin babë e bir. Ndërkaq ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i kamionçinës.
Përplasja ka qenë mjaft e fuqishme, duke u shkaktuar vdekjen në vend dy emigrantëve shqiptarë.
Ndërkohë babë e bir që udhëtonin në kamion kanë marrë vetëm disa plagë të lehta në trup. Policia italiane po heton mbi zbardhjen e motivit të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakBiznesi 100 mijë euro i Ahmetajt me financat
Artikulli tjetërTë parët në botë për përdorimin e kokainës