I Sëmuri tmerron fëmijët kudo që shkel: “Unë jam gogol”… (Foto)

Kryeministri Edi Rama ishte sot sëbashku me zv.kryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli në Krujë. Ai ka vizituar edhe një kopësht fëmijësh, teksa nuk kanë munguar batutat.

Një prej punonjësve e pyet një prej fëmijëve: A është i bukur Xhaxhi Edi?

Menjëherë ndërhyn Rama duke thënë: Po lëri këto..unë jam si gogol.

I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambientet e shkollës ‘NR.4’ në Krujë.

Sapo është futur në sallën e palestrës, kryeministri është ulur me gratë dhe ka nisur të diskutojë për dëmet e shkaktuara në banesa.

Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rraja.

Por kryeministrit ia ka tërhequr vëmendjen një fëmijë që mbante në duar një automatik lodër. Rama i tërheq vëmendjen për lodrën, por djali i vogël largohet duke qarë.

Pjesë nga biseda

Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatik

Djali: Është lodër…

Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun

Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër

Rama: Hajde këtu me mua hajde…!

Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.

Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…

Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.

Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…

Me kokën ulur djali rri në prehrin e kryeministrit dhe siç duket mërzia s’I ka kaluar akoma. Rama fillon të flaës sërish për dëmtimet e shtëpive.

Bujari i vogël vijon të jetë i mërzitur dhe largohet nga prehri i kryeministrit. Ai mbështetet në kraharorin e Gjermenit.

Rama: Çfarë qenka ky kështu? Qenka lule mos prek…

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

1 34

3 21

2 29

78061743 10156778611502514 4782393758509432832 n

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Autoritetet shpërfillën rrezikun nga tërmeti në Durrës
Artikulli tjetërNaftë kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë, sekuestrohen 163 mijë litra në Portin e Ravennas