I riu hero luftoi deri në fund, ekspertët tregojnë si e gjetën trupin e tij

I riu hero, Arjan Sala ka luftuar deri në momentet e fundit.
Ekspertët e policisë menjëherë pas gjetjes së trupit të 32- vjeçarit Arjan Sala në fund të ambientit që u dogj për 3 ditë rresht tek ‘Casa Italia”, sipas të dhënave të grumbulluara deri tani kanë bërë edhe një “riprodhim” të asaj që ka ndodhur brenda magazinës-ferr.

Kështu sipas ekspertizës paraprake 32-vjeçari ka luftuar deri në fund për të shmangur djegien dhe flakët, por nuk ja ka dalë dot me tymin e madh në një ambient 100% të mbyllur. Arsyeja kryesore e humbjes së jetës së Arjan Salës mësohet se është asfiksia.

Tashmë është e qartë se shefi i sigurisë pasi ka shpëtuar të gjithë personat që ishin brenda, ka ngecura brenda dhe ka luftuar për shumë orë që të mbijetojë duke pritur ndihmë nga jashtë.

Pasi ka dështuar që të hapë një derë në fund të magazinës nga shpresonte që të gjente një dalje, ose të izolohej nga zjarri i madh, Sala është mbuluar me gjithfarë rrobash për tu mbrojtur nga flakët dhe tymi dhe ishte fshehur në fund të magazinës, në pjesën e pasme të qendrës tregtare, ku edhe u gjet mëngjesin e sotëm nga zjarrfikësit.

Humbja e jetës nga asfiksia është deri më tani variant kryesor i ekspertëve, nisur edhe nga fakti, se trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur, dhe me disa djegie në gjymtyrë, por jo vdekjeprurëse.

Artikulli paraprakBasha me qytetarët në Tiranë: 25 prilli do të jetë ditë shprese dhe fitoreje për të gjithë shqiptarët!
Artikulli tjetërBasha: PD ka resurse për të bërë disa lista kandidatësh për deputetë, parimi kryesor që udhëhoqi procesin kanë qenë vlerat