Humbi jetën në luftë me flakët, Shehu: Qeveria ka braktisur Gjirokastrën përballë kësaj fatkeqësie të madhe

Deputeti i zgjedhur në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka publikuar foton e viktimës sot në Gjirokastër nga flakët, Andrea Haxhiaj.

Haxhiaj ka humbur jetën tragjikisht në luftë me flakët në fshatin “Asim Zeneli” të rrethit jugor të vendit.

Në një mesazh në Facebook, Shehu shpreh ngushëllime për humbjen e tij, ndërsa akuzon qeverinë se ka braktisur Gjirokastrën përballë kësaj fatkeqësie të madhe.

Postimi i Tritan Shehut

Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Andea Haxhiaj, nga flaket qe rrethuan shtepine e tij ne “Asim Zenel”.

Sherim te shpejte e te plote gruas se tij.

Gjirokastra jo vetem eshte e rethuar nga flaket, por dhe e braktisur perballe kesaj fatkeqesie te madhe.

Zona te gjera te Bashkise, por dhe me tej, jane nen kercenimin e zjarrit, dhe deri tashti asnje mase efektive, asnje mjet i specializuar ne dispozicion aty.

Jeta e qytetareve, bujqesia, blegtoria, shtepite, pronat e popullesise, jane nen nje kercenim te madh.

Dhe kjo Qeveri qe prej vitesh e ka braktisur ate Qark, e ka lene ne meshire te fatit, pa asnje strukture a organizim te Emergjences Civile, mjaftohet vetem me thirjen per Evakuim te qytetareve!

Kur deri tashti jane ata vete, vetem ata qe po luftojne per te dominuar zjarret.

Kerkohet menjehere nje nderhyrje urgjente, e gjere, efikase e strukturave shteterore, mjete speciale kunder zjarrit, kerkohet ajo qe behet kudo ne raste te tilla!

Artikulli paraprakFrymëzonte masakrat në Kosovë, këngëtari serb ftohet nga Rama në Festën e Birrës në Korçë
Artikulli tjetërVendi digjet, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, Bardhi: Të trajtohet nga drejtësia si një krim