Humb jetën minatori 20-vjeçar në minierën e Bulqizës

Humb jetën tragjikisht në minierën e Bulqizës një 20-vjeçar, teksa ishte duke punuar në zonën D. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme. Minatori, i cili ka humbur jetën është Eduard Dama, i cili është zënë nga një masiv shkëmbor gjatë kohës që ndodhej në galeri.
Po ashtu, në të njëjtën galeri humbi jetën edhe një tjetër minator dy javë më parë, Eris Keta 30 vjeç. Si Dama ashtu edhe Keta kanë qenë punonjës të të njëjtës firmë mineralnxjerrëse. Shkak për aksidentet me pasoja fatale në miniera është mungesa e sigurisë, pasi prej vitesh në galeritë nuk investohet nga firmat që i shfrytëzojnë.

Artikulli paraprakBanorët e Zharrëzës dalin sërish në protestë: Rama na mashtroi!
Artikulli tjetërI vihet zjarri me benzinë një lokali bastesh në Vlorë