Hudhra, më efikase se antibiotikët

Shtimi i hudhrës, sallata dhe gjëra tjera ushqimore e bën çdo gjë më të shijshme.
Por, pavarësisht shijes së mahnitshme (ndonëse një pjesë e madhe nuk janë adhurues të erës), hudhra është gjithashtu një prej ushqimeve më të shëndetshme në planet.
Në fakt, hudhra njihet si antibiotiku më i fuqishëm natyral që është krijuar nga vet Natyra, dhe e përmirëson shëndetin në shumë mënyra.
‘Journal of Antimicrobial Chemotherapy’ ka publikuar një studim të kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, ku është përqendruar në një prej baktereve më të zakonshme, që quhet campylobakteri.
Ky bakter është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që shpijnë në diarre, grip de dhimbje barku.
Hulumtimet kanë treguar se hudhra është 100 herë më e aftë ta shkatërrojë atë bakter sesa antibiotikët e zakonshëm. Veç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se hudhra vepron shumë më shpejt se ilaçet.
Përveç vetive antibiotike që ka, hudhra ofron përfitime shëndetësore tjera, si:
– E forcon sistemin e imunitetit
– E pastron gjakun nga toksina
– E zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
– E zvogëlon rrezikun e kancerit
– Ndihmon të rikuperoheni më shpejt nga gripi
– E trajton në mënyrë natyrale shtypjen e gjakut.

Artikulli paraprak“Unë luaj për ekipin më të mirë në botë, s’ia kam frikën askujt!”
Artikulli tjetërMessi, Mbappe dhe Ronaldo në garë për Këpucën e Artë