Hetimet e partnerëve, kokaina e Xibrakës dhe e Maminasit me të njëjtin garant, Olsi Ramën

Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Durrës, kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar disa paralajmërime, kryeministrit dhe qeverisë, se duke filluar që nesër do të publikojnë fakte skandaloze të lidhjeve të tyre kriminale me biznesin e lojërave të fatit dhe të gjitha aferat e tjera.
“180 milionë euro drogë u kapen në Durrës. Parnterët tanë janë në një stad të avancuar për të hetuar ushtarët e aferës së Maminasit dhe garantorëve politikë. Nuk ka habi nuk ka çudi. Ata që garantuan Xibrakën ata garantuan edhe Maminasin. Cili është qëndrimi i PS për hetimin e Olsi Ramës, të Agron Xhafajt? Pse nuk e thotë Edi Rama këtë? Edi Rama ka frikë nga vettingu.
PD do publikojë fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për t’i përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive”, tha kreu i PD, Basha nga Durrësi.

5 pika kryesore të opozitës
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e opzitës në Durrës kreu demokrat Basha ka zbardhur edhe 5 kërkesat kryesore të opozitës.
1. Ultimatumi për Ruçin.
2. PD do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojrat e fatit dhe për përdorimin e tyre për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit.

3. Vjedhja me ligj Fusha – Rama, po të ishim një vend normal, do të duhej që Rama të jepte dorëheqjen. Por ai Zhduket 5 ditë në New York për të vjedhur konsullaten shqiptare dhe për të ndërtuar gratacielen atje me miqtë e tij.
4. Ligji antimafia është bërë gati. Parashikon anullimin e çdo konceisoni korruptiv. Koncesioni korruptiv i Rrugës së Kombit është i papranueshëm është krim i shumëfishtë. Opozita nuk e pranon. Paraljamerim për këdo që vjedh bashkë me Ramën. Do të hetoheni nga dita e parë e biznesit. Vetting financiar. Edhe nënpunësit do të ndiqen nga nënpunësi më i thjeshtë tek kryeministri. Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë, kësaj do t‘i shkojmë deri në fund. Qindra milionë euro do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.
5. Vettingu nuk pengon, kufizon hetimin e politikanëve as familjarëve të tyre. Cili është qëndrimi i PS për hetimin e Olsi Ramës, të Agron Xhafajt? Pse nuk e thotë Edi Rama këtë? Edi Rama ka frikë nga vettingu. Teza e tij se PD do që të pengojë reformen në drejtësi me vettingun në politikë, është genjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit. Të thuash se vettingu i politkanëve pengon reformën në drejtësi është njësoj si të thuash se vettingu në polici pengon reformën në drejtësi.

basha2 2

Artikulli paraprakZero investime nga qeveria në arsim në Kamëz, Mziu: Ja çfarë kemi kërkuar
Artikulli tjetërBasha: Taksa për Rrugën e Kombit, krim i shumfishtë, koncesioni i papranueshëm