Hapi zjarr ndaj RENEA-s, plagoset i kërkuari për…

Xhevair Jonuzi, 47-vjeçari në kërkim policor për vrasje dhe trafik droge, është plagosur me armë zjarri gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA. Ai ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se në tentativë për t’i shpëtuar forcave të rendit, 47-vjeçari i kërkuar, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Operacioni

Operacioni për kapjen e tij i koduar “Hoshtima”, u finalizua rreth orës 07:05 të kësaj të shtune, konfirmoi Policia e Vlorës. Sipas të njëjtave burime: Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevair Jonuzi, 47 vjeç, në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale.

Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevair Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëdimi për vrasje dhe masa e arrestit për drogë
Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”. Po ndaj tij, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës
Në Nëntor 2018, Policia e Vlorës publikoi listën e personave më të kërkuar. Në listë ishin tetë emra, mes tyre edhe Xhevair Jonuzi, i vënë në pranga këtë të shtunë.

Artikulli paraprakBardhi publikon videon: Edi Rama është përgjegjësi kryesor për përfshirjen e…
Artikulli tjetërGjykata vendim politik me urdhër të Ramës, lihen në burg dy ish-kryetarët e komunave dhe lirohen 21 të tjerët